Pinknews

Dhurata dhe Elvana në Eurovision…

TIRANË– Dy artistet e dashura për publikun shqiptar, Elvana Gjata dhe Dhurata Dora, sollën bashkëpunimin e tyre të parë verën që lamë pas të titulluar “Gajde”, një këngë që u kthye padyshim në një hit dhe numëron miliona klikime në YouTube.

Artistet janë bërë sërish bashkë për të sjellë një super bashkëpunim por kësaj here duke marë pjesë në Festivalin e Këngës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram të “Eurovision Kosovo”, të cilët shkruajnë se “jo zyrtarisht” mësohet se Elvana dhe Dhurata janë pranuar të jenë pjesë e FEST61, ndërsa RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.

“Elvana Gjata dhe Dhurata Dora një bashkëpunim tjeter drejt Eurovision 2023. Elvana Gjata dhe Dhurata Dora do të bashkohen sërish për një tjetër bashkëpunim të ri, kësaj rradhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023”– shkruhet në postim.

Ajo që ka ngritur më së shumti dyshimet se lajmi mund të jetë i vërtetë është dhe ‘miratimi’ i menaxherit të Dhuratës, Ilir Balija, i cili i ka bërë like postimit në Isntagram. Për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga artistet.

TRENDING

Exit mobile version