Dhuratë nga britanikët/ Kjo është pajisja që do të zbulojë drogën në Shqipëri, me rreze dallon çka brenda në …(FOTO)

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International. Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Agilent Technologies udhëheq industrinë me instrumente të fuqishëm që ofrojnë aftësinë për të konfirmuar dhe vlerësuar mijëra substanca narkotike. Por si funksionon?

“Handheld Raman” është një pajisje që ka madhësinë e një celulari dhe kontrollohet nga një softuer.Ajo arrin që të identifikojë mijëra substanca narkotike dhe kimike që mund të jenë të paketuara në materiale të ndryshme, pa hapur për të parë çka brenda. Kjo pasi punon me ndihmën e një lazeri që emetohet nga treguesi i pajisjes dhe drejtohet drejt subjektit të synuar. Shumica e substancave lëshojnë një dritë specifike kur lazeri ndriçon drejt tyre, dhe kjo njihet si efekti i shpërndarjes Raman. Ky reagim lejon pajisjen të identifikojë strukturën unike molekulare të një substance duke e krahasuar me ato që ka të ruajtura në “memorie”. Kështu aparati ndihmon në identifikimin e eksplozivëve, narkotikëve, kimikateve toksike industriale, agjentëve kimikë të luftës dhe materialeve të tjera.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin