Bota

Diagnostifikimi i çdo sëmundje për pesë sekonda tani është i mundur

Për mjekësinë kineze, çelja e qendrës së parë të inteligjencës artificiale për trajtimin mjekësor në vend, është një arritje e madhe: ajo mund t’i ndihmojë mjekët ta diagnostikojnë një sëmundje brenda një harku kohor prej vetëm disa sekondash.

Sistemi i ndihmës në diagnostikim AI është i aftë të analizojë të dhënat mjekësore përfshirë këtu dhe pamjet grafike të mushkërive apo gjëndrave të gjirit.Gjatë një ekzaminimi rutinë, doktorët arritën të zbulonin vetëm tre nodule beninje në mushkëritë e një pacienti nga skaneri i tij i mushkërive, por sistemi i ri gjeti 5 të tilla.Spitalet që do të përfitojnë prej këtij shërbimi do të kenë për më tepër edhe mundësinë t’ua dërgojnë imazhet specialistëve të fushës, të cilët mund t’i ekzaminojnë ato me kujdes e të kontrollojnë diagnozën e dhënë nga kompjuteri përpara se të dilet në një rezultat përfundimtar.

TRENDING

Exit mobile version