Kosova

Dialogu ka vdekur, SHBA dhe BE, të çekuilibruaa ndaj Kosovës

Florian Bieber nga Qendra e Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, beson se dialogu aktual në mes të Kosovës dhe Serbisë është i vdekur në kuptimin që nuk ekziston asnjë perspektivë se ai mund të kthehet në binarë që të shpien në një drejtim më të mirë.

“Mendoj se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë më të këqijat në 10 vitet e fundit. Dialogu po vazhdon me idenë se do të ulë tensionet, por askush nuk ka më shpresë se do të çojë në normalizim dhe përmirësim të marrëdhënieve” –  thekson Bieber në një intervistë për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe.

Ligjëruesi i Shkencave Politike, ndër të tjera, ka konstatuar se ka një çekuilibër të dukshëm në qasjen që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kundrejt Kosovës dhe Serbisë, që buron si pasojë e ngjarjeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me procesin e dialogut.

“Shihet se ata janë mjaft jo-kritikë ndaj qëndrimit të Vuçiç-it, i cili ka të bëjë me luftën në Ukrainë, sepse dukshëm janë të kënaqur me mbështetjen e tij për Ukrainën përmes shitjes së municioneve. Fakti që tema të tjera gjeopolitike ndërhyjnë në dialog, i ndërlikon gjërat dhe ul legjitimitetin e negociatorëve, sepse shihet se ata nuk janë neutralë. Natyrisht, ata mendojnë se Kosova nuk ka partner tjetër dhe se duhet të jetojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, ndërsa Serbia ka partnerë të tjerë, prandaj mendojnë se duhet t’i japin mbështetje Serbisë”.

TRENDING

Exit mobile version