17/06/2021 , 4:04

Digjet gjatë paradites një automjet në Vlorë

Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Policia ka bërë me dije se makina në pronësi të E.B. ka qenë i parkuar në lagjen “Osman Haxhiu”, në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

“Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin