Kronike

Digjet makina në Berat, detajet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Beratit.

Mësohet se mjeti me targa AA 909 NJ, është në pronësi të shtetasit, Fran Kaçorri, nga Tirana, i cili ka qënë duke qarkulluar në qytet kur makina është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.

Zjarri ka djegur pjesën e përparme të makinës, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt në motor. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

TRENDING

Exit mobile version