Connect with us

Pinknews

Dikur mike të ngushta, sot kunja njëra-tjetrës, ç’ndodhi mes Leonorës dhe Norës

Published

on

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy mikesha të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën, edhe pse së fundmi kanë qenë bashkë në të njëjtin event. Por përpara se të tregojmë ç’ka ndodhur tek ky event, le t’i rikthehemi arsyes pse dy këngëtaret nuk i flasin njëra-tjetrës.

Shkak është bërë kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ishte realizuar për ta kënduar Leonora, por që e kishte marrë Nora. Kënga u realizua nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin dhe kjo e fundit ia tregoi Nora Istrefit, e cila e regjistroi këngën në një studio tjetër. Që prej asaj dite, marrëdhënia e dy ish-mikeshave nuk ishte më njësoj. Pak kohë më parë, e ftuar në “Shiko kush luan”, Leonora foli publikisht për atë çfarë kishte ndodhur mes tyre duke thënë se Nora Istrefi duhet t’i kërkojë falje. Leonora u shpreh se “është njeri që nuk mban inate”, por për momentin nuk do t’i fliste Nora Istrefit. “Nora duhet të kërkojë falje për çfarë ka bërë”, tha Leonora.

Miq të afërt kanë thënë se situata mes tyre ka qenë e tensionuar në eventin e fundit. Sipas mediave, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora Istrefi ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, duke qëndruar larg nga Leonora, por edhe nga miqtë e përbashkët. Kurse Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar.

Pinknews

Rita Ora në Festivalin Glastonbury

Published

on

By

Rita Ora tërhoqi vëmendjen në Festivalin Glastonbury në Somerset të premten (24 qershor)

Këngëtarja, 31 vjeçe, mori vëmendje me një bluzë rozë me modele lulesh, të cilat i bashkoi me një palë pantallona të ngushta të zeza.

Kjo vjen pasi u raportua se Rita do të lidhë kurorë me të dashurin e saj, Taika Waititi në një ceremoni private pasi vendosën që ata donin të martoheshin.

Ajo kishte një aksesor me një rrip lëkure, si dhe një palë çizme, ndërsa në fytyrë kishte vendosur syze dielli me platformë.

Krijuesja e hiteve “Anywhere” vazhdoi paraqitjen e saj elegant me një koleksion gjerdanësh prej guri dhe la flokët bionde në një stil kaçurrela të mrekullueshme.

Më pas artistja u mbështjellë me një xhaketë të kuqe piloti mes erës së verës, ndërsa mbante një kapele të zezë bejsbolli në dorë, shkruan DailyMail.

 

Continue Reading

Pinknews

Në Vlorë…joshëse me bikini

Published

on

By

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca pas angazhimeve të shumta profesionale së fundmi ka nisur pushimet.

Bukuroshja e ekraneve këto ditë ka vendosur t’i kaloj në bregdetin shqiptar, saktësisht në Vlorë.

Nga atje, Luana nuk i ka lënë anash postimet provokuese për të treguar linjat atraktive e veshur vetëm në bikini me ngjyrë të bardhë.

Prezantuesja shihet teksa po shijon perëndimin e diellit në një anije luksoze, teksa magjepsë me fizikun joshëse.

“A ju ka munguar kjo Luanë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve që solli për dy milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë, tashmë Luana ka paralajmëruar edhe pjesën e pestë të rrëfimeve të saj “Thuaje”.

Bashkë me rrëfimin siç ka ndodhur edhe me pjesët e tjera do të vijë edhe një këngë që këtë herë ajo ka zbuluar se do të jetë një bashkëpunim.

Continue Reading

Pinknews

Fansja e Getinjos e quan vajzen e saj ‘Getinja’

Published

on

By

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është shumë i pëlqyer nga publiku.

Ai ka mijëra fansa dhe është i ndjekur nga një numër i madh prej tyre në rrjetet sociale.

Ai shpesh merr me qindra mesazhe nga ndjekësit e tij të shumtë.

Së fundmi, reperi nga Ferizaj publikoi një mesazh që kishte marrë nga një fanse, e kishte shprehur simpatinë që ka për reperin.

Fansja i kishte treguar atij se ka lindur dy vajzave, njërën prej të cilave e ka quajtur Getinja në nderim të tij.

Continue Reading

Pinknews

‘Fansja juaj’, Bora dedikim për mbështetësit

Published

on

By

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani është kthyer ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë.

Lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj, është bërë virale gjithandej.

Pjesëmarrja e Donaldit në Big Brother VIP ka kthyer gjithë vëmendjen nga ta duke u bërë dy prej personave më të përfolur.

Madje shumë prej ndjekësve të tyre vazhdimisht postojnë fotografitë e çiftit.

Së fundmi, Bora përmes disa postimeve ka falënderuar të gjithë fansat që ndajnë kohën t’i shkruajnë e të ia dedikojnë kohën e tyre.

“Sa më preku kjo video, mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam edhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri. Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kusht që më jepni çdo ditë. Ju dua”, ka shkruar Bora në njërin prej postimeve.

Kujtojmë që Bora dhe Donaldi janë parë bashkë në shumë vende pas ndarjes.

Continue Reading

Pinknews

Stresi çahet në kokë gjatë koncertit (VIDEO)

Published

on

By

Një incident është shënuar në një koncert që ka mbajtur Stresi. Reperi po bëhej gati për të dalë në skenë ku përplasi kokën me një pjesë hekuri që nuk e vuri re. Nga pamjet, shihet që reperi ka një pjesë të gërvishtur në ballë. Por ky incident nuk e ka penguar atë që të performonte.

Kujtojmë që reperi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi përflitet se ka nisur një romancë të re. Së fundmi, ai zbuloi se i bëri vetes dhuratë një makinë 100 mijë euroshe për ditëlindje. Kur u pyet për dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë, ai tha: “112 mijë euro Audi S8 2020 prej vetes time.”

 

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING