Aktualitet

‘Dilte nga zyra…’/ Alma me deklarata të forta: Gjici ka abuzuar dhe me sekretaren e tij

Alma Kaçi, protagonistja e video-skandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit, ka treguar se ka mbi 11 vite që merret me punë investigative. Ajo tha se është për të ardhur keq që e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues.

“U bëra e njohur për shkak të një videoje, tani të gjithë e dinë, por më vjen keq sepse e gjitha u keqinterpretua, abuzuesi doli viktimë dhe viktima doli abuzues. Unë jam marrë me punë investigative për prej 11 vitesh. Sic u përfol në media, është e vërtetë jam një aktiviste për të drejtat e kafshëve, pasi i dua shumë kafshët. Kam 3 vite që i mbrojë, por nuk kam shoqatë. Shkova të zyra e ish–kryebashkiakut pasi kisha dëgjuar që nëse një femër t’i pëlqente, direkt do bënte ato veprime që u demostruan në publik,” tha Alma Kaçi për Ora News.

Në dëshminë e saj, gruaja që u shfaq në video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit theksoi me siguri se nuk është hera e parë dhe e vetme që një situatë e tillë ka ndodhur në zyrat e shtetit. Ajo u shpreh me bindje se Gjici ishte abuzues dhe femrat e tjera e kanë frikë prandaj heshtin dhe nuk reagojnë.

Ajo foli pa dorashka, teksa nuk nguroi të përmend edhe sekretaren e Safet Gjicit, për të cilën tha se “hynte e trukuar në zyrë dhe dilte e patrukuar.”

“Unë nuk jam e para, çdo femër atje… sepse këtu kanë frikë të denoncojnë dhe stepen. Unë e mora guximin dhe e demaskova një njeri të tillë. Më vjen keq edhe për sekretaren e atij, pasi hynte e trukuar dhe dilte e patrukuar. Pse ajo heshti: Pse ajo duhet ta suportonte dhe kapercente këtë fenomen? Ne jetojmë me frikë…” tha Kaçi.

TRENDING

Exit mobile version