Connect with us

Lifestyle

Arsyet pse duhet të zgjohemi në orën 6 të mëngjesit

Published

on

Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët në mëngjes. Blogeri Eghosa Aihie ka kohë që zgjohet në ora 6 të mëngjesit, dhe thotë se ky zakon ia ka ndryshuar jetën.

Këto janë arsyet pse duhet të zgjoheni më herët:

Do të keni kohë ta zbuloni pjesën tuaj të fshehtë

Shumë njerëz nuk i arrijnë synimet e tyre për shkak të mungesës së fokusit. Shumë lehtë mund të shpërqendroheni nga qëllimet në jetë përgjatë ditës nëse nuk filloni të mendoni se çfarë duhet të bëni. Truri punon më mirë në pjesën e parë të ditës. Përdoreni këtë kohë për të marrë kontrollin e jetës tuaj!

Do të keni kohë për të programuar ditën

Njerëzit që zgjohen herët kanë mundësi që të planifikojnë ditën më mirë para se të shkojnë në punë ose në shkollë. Sa më herët që t’i bëni planet për mbarëvajtjen e ditës, aq më mirë do ta shpenzoni kohën.

Mëngjesi është koha më e mirë për të përmirësuar veten

Shumë njerëz ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për familjen, argëtimin ose palestrën. Nëse zgjoheni në 6 të mëngjesit, ju do të keni disa orë shtesë për të bërë ushtrime para se të fillojë dita e punës. Kur ushtroni në mëngjes, trupi pushtohet nga endorfinet. Këto hormone që lëshohen gjatë aktivitetit fizik ju japin ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë, gjithashtu duke iu bërë që të ndjeheni më energjik dhe më të pushueshëm përgjatë gjithë ditës.

Njerëzit e suksesshëm tashmë e bëjnë këtë!

Njerëzit e suksesshëm e fillojnë ditën e tyre herët. Tim Cook, CEO i Apple, thotë se fillon t’ju përgjigjet emaileve të partnerëve të tij në 4:30 të mëngjesit.

Do të jeni dy hapa para të gjithëve!

Siç tregojnë edhe hulumtuesit, zakoni i të zgjuarit herët në mëngjes mund t’ju bëjë më kreativ. Për më tepër, ju do të fitoni edhe një vetëbesim më të madh: do të filloni punën kur kolegët e tjerë të punës ende e kanë trurin “fjetur”.

Gjithashtu, nëse trajnoni veten për t’u zgjuar dy ose tri orë më herët se zakonisht, ju do të përfitoni 150 minuta shtesë në ditë, që është 17 orë e gjysmë në javë dhe më shumë se 70 orë në muaj, dhe rreth 840 orë në vit. Zgjidhja është e jotja!

Lifestyle

Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2

Published

on

By

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet kronike me zemrën, sidomos nëse janë diagnostikuar para moshës 10 vjeçare.

Rreziku relativ i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje pas një diagnostifikimi të hershëm të diabetit.

Pacientët e diagnostikuar me diabet përpara moshës 10 vjeçare janë 30 herë më të rrezikuar nga zemra.

Niveli i rrezikut është 6 herë më i lartë për diabetikët e diagnostikuar mes moshës 26-30 vjeç.

Mosha e diagnostifikimit faktor vendimtar për mbijetesën

Ekspertët thonë se mosha në momentin e shfaqjes së sëmundjes dhe diagnostifikimit është faktor vendimtar jo vetëm për mbijetesën por edhe sëmundjet e zemrës.

Diabeti i tipit 1 është një nga sëmundjet më të përhapura kronike në mesin e fëmijëve.

Numri i të prekurve mes moshës 14 vjeç e më poshtë është në rritje që pas vitit 1980.

Diabeti i tipit 1 njihet si diabeti i varësisë ndaj insulinës.

Bëhet fjalë për një sëmundje kronike që pengon pankreasin të prodhojë pak ose aspak insulinë.

Insulina është një hormon i nevojshëm për futjen e glukozës në qeliza dhe për prodhimin e energjisë.

Cili është dallimi mes diabetit të tipit 1 dhe tipit 2

Të dy tipet e diabetit janë sëmundje kronike që ndikojnë në mënyrën se si trupi rregullon sheqerin në gjak.

Glukoza është ushqim për qelizat, por ajo ka nevojë për një çelës që të futet në to.

Çelësi është insulina.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 nuk prodhojnë insulinë.

Sipas të dhënave trupi i njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 nuk përgjigjet ndaj insulinës siç duhet dhe më vonë nuk arrin të prodhojë insulinë mjaftueshëm.

Të dyja tipet e diabetit mund të shkaktojnë rritje kronike të nivelit të sheqerit në gjak.

Continue Reading

Lifestyle

Zgjohemi gjatë natës, ja çfarë duhet të bëjmë

Published

on

By

Nëse pushimi dhe gjumi i mirë gjatë natës është diçka që ju dëshironi, atëherë ky është artikulli i duhur për ju.

Shumë njerëz vuajnë nga humbja e gjumit, dhe sigurisht që mund të ndikojnë në fusha të ndryshme të jetës suaj.

Këtu kemi mbledhur disa nga fajtorët më të zakonshëm për humbjen e gjumit.

Afshet gjatë natës:

Afshet e natës mund t’i bëjnë njerëzit që të rrinë pa gjumë. Gratë që janë duke kaluar nëpër menopauzë i kanë këto afshe si shenjën më të zakonshme. Trajtimi natyral: Mbani një gotë uji afër krevatit dhe kur ju ndodh diçka e tillë mos nguroni të pini sa më shuam.  Me kalimin e kohës këto afshe duhet të zvogëlohen.

Pozicioni i gabuar i gjumit

Mënyra si ju flini me siguri mund të ndikojë sa mirë ju pushoni. Pozicione të caktuara janë më të rehatshme dhe mund të përmirësojnë funksionimin e përgjithshëm të trupit tuaj gjatë gjumit.

Trajtimi Natyror: gjumi në anën tuaj të majtë ka disa përfitime. Disa nga këto avantazhe përfshijnë: lehtësim për zemrën tuaj për të pompuar gjak, tretje më të lehtë dhe mbështet funksionin e shpretkës.

Sindroma e këmbëve të lodhura: kategorizohet  si shtrëngim i pavullnetshëm i krahëve dhe këmbëve. Lëvizja e pakontrollueshme me siguri mund të jetë një pengesë gjumi.

Trajtimi Natyror: Një sugjerim është përdorimi i hekurit për ata që kanë mungesë. Ju gjithashtu mund të konsumoni më shumë kalcium dhe magnez. Përveç kësaj, Dr. Whitaker sugjeron një stërvitje të rregullt.

Apnea e gjumit është e zakonshme, por shumë çrregullim gjumi. Sipas Udhëzuesit të Ndihmës, apnea e gjumit është ndërprerja e modelit tuaj të frymëmarrjes. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim mund të kenë pushime të gjata në frymëmarrjen e tyre.

Trajtimi Natyror: Apnea e gjumit mund të trajtohet me disa ndryshime të jetesës. Udhëzuesi i Ndihmës tregon që mbipesha mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e saj. Nëse është kështu, atëherë duhet të përpiqeni të humbni peshë dhe të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Continue Reading

Lifestyle

Arsyet pse duhet të konsumoni çdo ditë karrota

Published

on

By

Sa herë t’ju shkojë ndërmend për të ngrënë diçka, qëroni një karotë. Jo vetëm që do t’ju shijojë dhe s’do t’ju rëndojë ndërgjegjja, por do kujtoni që jeni duke i bërë shëndetit nder të madh. Për gjithë arsyet në vijim, karotat s’duhet t’i ndani asnjë ditë nga dieta juaj!

Kanë veti anti-inflamatore

Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.

Luftojnë kancerin

Karotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu, ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.

Përmirësojnë tretje

Karotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen, pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.

Janë të pasura me fibra

Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karrotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra.

Kanë veti anti-plakje

Karota ju ndihmon të qëndroni të rinj, jo vetëm në trup, por edhe në mendje. Duke ngrënë karrota çdo ditë, do ta mbani trupin në gjendje shumë të mirë, për një kohë të gjatë.

Kanë veti anti-bakteriale

Karotat luftojnë bakteret. Ato ju ndihmojnë të luftoni viruset dhe parazitët, në mënyrë natyrale. Duke përdorur karota çdo ditë, shumica e sëmundjeve që mund të keni, do të zhduken.

Luftojnë aknet

Karotat ju ndihmojnë të keni një lëkurë të pastër dhe të shndritshme, me ndihmën e vitaminës A. Konsumi i karrotave ju ndihmon në luftën kundër akneve, inflamacioneve dhe gjërave të tjera të pakëndshme, që i ndodhin lëkurës tuaj.

Continue Reading

Lifestyle

Shenjat e para kur trurit i mungon oksigjen

Published

on

By

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni.

Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.

Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore.

Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

Simptomat e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak

Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.

Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.

Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.

Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër.

Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme.

Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat si konfuzion, eufori, nervozizëm, dhimbje koke, frymëmarrje e shpejtuar, probleme me shikimin.

Çfarë të bësh nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë të ulëta.

Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak.

Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Continue Reading

Lifestyle

Me këtë mëngjes, do të humbisni disa kg në një muaj

Published

on

By

Kur konsumoni mëngjes, është e rëndësishme të zgjidhni produkte që janë plot me vitamina dhe minerale. Nëse doni të humbni peshë, duhet të zgjidhni produktet e duhura. Është vërtetuar se përbërësit e mëposhtëm përshpejtojnë humbjen e peshës, deri në 2.5 kilogramë në muaj.

Do t’ju duhet: 5-7 me kumbulla të thata, 1 filxhan kefir, 2 lugë bollgur, 2 lugë fara liri, 1 lugë kakao pluhur. Përgatitja: Përgatitet në mbrëmje që të mund ta konsumoni në mëngjes. Fillimisht duhet të zieni kumbullat e thata në ujë të nxehtë dhe më pas t’i vendosni në një enë.

Shtoni kefirin, tërshërën, farat e lirit dhe kakaon. Përzieni dhe lëreni përmbajtjen në frigorifer gjatë natës. Konsumojeni në mëngjes. Pas vetëm disa ditësh, do të ndjeni rezultate të shkëlqyera.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING