Kosova

Disa mund të bezdisen/ Deputeti Roth me ironi për dinarin

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth vendimit të BQK-së për valutën qo do të përdoret në Kosovë.

“Disa rrahën ushtarët e NATO-s dhe i bene per ne spital, të tjerë bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur, është e vlefshme për transanksione në territorin e tyre. Kjound të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund” – ka shkruar Roth, duke i reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kjo e fundit kishte shkruar në ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin e rradhes  të rrezikshëm dhe përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar keshtu një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.

“Aleksandër Vuçiç nuk është më një partner i besueshëm; në Bashkimin Europian nuk ka vend për shërbëtorët e Vladimir Putinit!” – keshtu pati deklaruar me heret Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, për gazetën “Nova” lidhur me kreun e shtetit serb.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet e Serbisë raportuan për blerje votash dhe përdorimin e zgjedhësve fantazmë në favor të partisë së tij në pushtet, SNS-së. Këto janë metoda të një lideri autokrat, jo të një presidenti i cili është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij drejt BE-së”, u shpreh zyrtari i lartë gjerman.

Raportuesi në Bundestagun gjerman për Ballkanin Perëndimor, Thomas Hacker pati deklaruar më herët se “moniturues të ndryshëm kishin konstatuar një sërë parregullsish në zgjedhjet serbe”.

Duke kujtuar sesi marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë janë intensifikuar ndjeshëm vitet e fundit, ai nënvizoi se nëse gjithçka është vërtet në rregull, atëherë duhet të jetë në interesin e Beogradit që të vërtetojë përmes dokumentave e duke paraqitur lista zgjedhore se zgjedhjet kanë qenë vërtet demokratike siç pretendon.

Sipas deputetit gjerman, presidenti Vuçiç është totalisht i izoluar.

Kujtojmë se Michael Roth, përmes një postimi në platformën sociale, X, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se letra e politikanëve evropian nuk është një konspiracion.

Më shumë se 20 deputetë evropianë, duke përfshirë krerët e komiteteve të politikës së jashtme të disa parlamenteve kombëtare, i kanë bërë thirrje Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderëve të tjerë të Bashkimit Europian, që të nisin një hetim mbi akuzat për mashtrim në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

“Ky nuk është as komplot dhe as fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar. 24 deputetë nga e gjithë Evropa po i bëjnë thirrje BE-së që të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi” – ka shkruar Roth në X.

Gjithashtu në letrën e deputetëve evropian drejtuar Von der Leyen është kërkuar që BE-ja të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim zgjedhor .

TRENDING

Exit mobile version