Aktualitet

Disa vende Europiane rrezikojnë të izolohen përsëri, Evropa merr masat për një valë të dytë

Pothuajse numri në rrijte në disa vënde evropiane po rritet sërish, kështu që disa vende të BE po marrin sërish situatën në dorë për të parandaluar rritjen e infektimeve.

Ja disa nga shtetet që rrezikojnë të izolohen:

Protesta kundër masave të izolimit në Madrid

Sipas ECDC, në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3). Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por urdhëri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale.

Çekia vendos sërish gjendjen e emergjencës

Në Çeki, në mesnatë duke gdhirë dita e hënë, hyri në fuqi gjendja e emergjencës.  Qeveria e kryesuar nga kryeministri Andrej Babis, vendosi gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes “së madhe si raketë” të infeksioneve me Corona. Gjendja e emergjencës i jep ndër të tjera mundësinë qeverisë, që të kufizojë të drejtat qytetare si për shembull atë të grumbullimit dhe të vendosë masa pa aprovimin e Parlamentit. Gjendja e emergjencës ka vazhduar një herë nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj. Por kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë kufijtë do të qëndrojnë të hapur. Edhe firmat dhe bizneset nuk janë të prekura. Ditën e premte u arrit me 3792 raste një maksimum i ri në numrin e infeksioneve me Corona. Ministria e Jashtme gjermane, ka paralajmëruar për rreziqet që ekzistojnë po të udhëtohet në Çeki.

Franca vendos gjendjen e alarmit për Parisin

Edhe Franca arriti të shtunën e kaluar me 16,972 raste të reja infeksionesh me Corona për 24 orë, një nivel të ri maksimal infeksionesh. Në fundjavë Franca pati gjithsej 30 mijë raste të reja, të konfirmuara. Parisi është kthyer sërish në pikë të nxehtë. Ditën e hënë autoritetet reaguan duke vendosur gjendjen e alarmit në kryeqytet. Kështu atje janë në fuqi masat më të ashpra.

Në Paris dhe në disa prej rrethinave baret dhe kafetë do të qëndrojnë të mbyllura pas ditës së martë, bëri të ditur në një konferencë shtypi drejtori i policisë, Didier Lallement. Kurse restorantet lejohet të qëndrojnë të hapura, por duke respektuar rregulla të forta higjenike. Masat do të jenë në fuqi për dy javë, fillimisht. Deri tani “gjendja më e lartë e alarmit” ka pas qenë për territoret franceze përtej oqeanit, në Guadeloupe dhe për Marsejën. Në portin francezojugor janë mbyllur si baret ashtu edhe restorantet.

Itali: Maska me detyrim edhe në mjedise të hapura

Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Sipas njoftimeve të mediave, detyrimi për vendosjen e maskave do të jetë edhe për përjashta. Detyrimi për të mbajtur kudo dhe në çdo kohë mbrojtëse të hundës dhe gojës, do të hyjë në fuqi që ditën e mërkurë. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit në Romë që të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen emergjente të Coronës, shkruante ndër të tjera gazeta “Corriere della Sera”. Kjo i jep qeverisë fuqi te veçantë. Deri tani gjendja e emergjencës e kishte afatin deri më 15 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version