Pandemia anulon meshën tradicionale të ditës së Ujit te Bekuar, në Korccë e Pogradec si dhe në fshatra.
Në kushte të tilla ceremonia e përvitshme e Ujit te Bekuar është mbajtur në Katedralen Ngjallja e Krishtit nga Miteopoliti i Korces e Voskopojes, Hiresia e tij Imzot Joan Pelushi.
Në meshë kanë qenë pak besimtarë edhe për shkak të masave të sigurisë. Pas bekimit te ujit besimtaret kanë marrë ujin për ta ccuar në banesat e tyre në shenjë mbarësie.
Ccdo vit kryqi eshte hedhur në liqenin e Pogradecit, në një shatërvan në Korccë si dhe në të gjitha fshatrat, ndersa këtë vit të gjitha këto rite janë anuluar nga pandemia duke u mbajtur në kishat e juglindjes.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Fier. Për shkak të pandemisë, ku nuk lejohet grumbullimi i qytetarëve sot është mbajtur vetëm mesha dhe nuk është organizuar hedhja e kryqit, një nga simbolet e kësaj dite.
Gjithashtu, edhe në Durrës nuk u zhvillua sot hedhja e kryqit. Ndërkaq, në Berat ceremonia u zhvillua si çdo vit tjetër, por këtë herë besimtarët ishin të pajisur me maska. Në ceremoni mori pjesë edhe presidenti Ilir Meta. Disa të rinj sfiduan temperaturat e ulëta dhe u futën në Osum, ndërsa kryqi u kap nga 21-vjeçari Daniel Lirza.
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e ujit të Bekuar, ose e njohur ndryshe si “Theofania” (Epifania). Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshi. Kjo ditë personifikon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan, nga Gjon Pagëzor. Festa kremtohet duke hedhur kryqin në ujëra të rrjedhshëm, kryesisht në lumenj apo liqene.