‘Dita e Lirisë’, Boris Johnson sfidon COVID-19, sot pasdite pritet të heqë të gjitha masat kufizuese

MBRETËRI E BASHKUAR- Kryemininistri britanik, Boris Johnson ka vendosur që të sfidojë pandeminë e COVID-19 dhe të vendosë ‘Ditën e Lirisë’.

Sipas mediave vendase, Johnson do të mbajë një konferencë për shtyp pasditen e ditës së sotme në ‘Downing Street’, ku pritet të informojë qytetarët se duhet të fillojmë të mësohemi të jetojmë me këtë virus.

‘Dita e Lirisë’ pritet që të nisë nga data 19 korrik. Kryeministri pritet që ditën e sotme të bëjë me dije masak anti-COVID nuk do të jetë më e detyrueshme, distancimi social në pub-e dhe bare do të përfundojë dhe nuk puna nuk do të kryhet më nga ambjentet e shtëpisë. Ndër të tjera, do të lejohen festivalet e grumbullimet masive.

Sipas Johnson, qyetarët duhet të jenë të lirë dhe nuk kanë përse të detyrohen nga qeveria për të zbatuar këto masa, ata duhet të ‘përdorin mendjen’ për tu mbrojtur nga virusi.

Edhe përse Britani aka qenë ndër vendet më të prekura nga pandemia, Boris Johnson është shprehur se falë vaksinimit me ritme të shpejta dhe imunizimit të popullatës, po ndërmerren këto hapa.

“Falë zbatimit të suksesshëm të programit tonë të vaksinimit, ne po përparojmë. Sot ne do të deklarojmë se si mund t’i rikthejmë liritë e njerëzve Por unë duhet të theksoj se pandemia nuk ka mbaruar dhe se rastet do të vazhdojnë të rriten gjatë javëve të ardhshme. Ndërsa fillojmë të mësojmë të jetojmë me këtë virus, të gjithë duhet të vazhdojmë të menaxhojmë me kujdes rreziqet nga COVID”, ka thënë Johnson.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin