Aktualitet

Dita e Pavarësisë, Pompeo uron shqiptarët: Këtë vit festojmë edhe vendimin e BE

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Mike Pompeo thekson se këtë vit festohet edhe vendimi i BE për të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që ka përgëzuar edhe drejtimin e OSBE-së nga kryeministri Edi Rama.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.

Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur.

Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19.”– , thekson Pompeo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version