Aktualitet

Ditë të zeza për Kosovën/ Deputeti gjerman lëshon kushtrim

Deputeti gjerman Knut Abraham, duke folur për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova, përsa i përket dialogut me Serbinë, vlerësoi se derisa presidenti serb Aleksandër Vuҫic nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit që nënkupton njohjen reciproke, dialogu ka ngecur dhe nuk çon askund.

Abraham, që çdoherë është shprehur në përkrahje të Kosovës, tha se Kosovës padrejtësisht i janë vënë sanksione nga Bashkimi Evropian, dhe bën thirrje për heqjen e tyre .

“Për pak ditë (më 18 mars) do të kemi një vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Në letër, ajo përmban shumë elemente pozitive si njohja de facto reciproke. Megjithatë, duke refuzuar nënshkrimin, presidenti serb e bëri të qartë se ajo nuk do të zbatohet kurrë. Kjo përshkruan gjendjen aktuale të dialogut, I cili ka ngecur dhe nuk çon askund” – deklaroi deputeti I Bundestagut gjerman.

I pyetur nëse mund të shpresohet per një rezultat përfundimtar nga ky dialog, Knut Abraham u përgjigj:

“Së pari, BE-ja duhet të rivendosë nxitjen për të dyja vendet për t’u përfshirë në dialog kuptimplotë. Për këtë, Unioni duhet t’u ofrojë të dyja vendeve një perspektivë tërheqëse të BE-së, e cila është e bazuar në merita dhe e arritshme brenda disa viteve të ardhshme. Nëse anëtarësimi i plotë nuk është i mundur përpara se BE-ja të kalojë reformat e brendshme, atëherë një perspektivë po aq tërheqëse – siç është anëtarësimi në tregun e vetëm të BE-së me katër liritë – duhet të ofrohet si një hap i përkohshëm. Për këtë ide edhe në të kaluarën kanë shprehur përkrahje kryeministri Kurti dhe ministri serb për Integrime në Bashkimin Europian. Nëse BE-ja e bën këtë ofertë tani dhe garanton se çdo vend që përmbush kriteret, përfshirë sundimin e ligjit, mund të bëhet anëtare e plotë e tregut të përbashkët të BE-së, dhe kjo do të rivendoste nxitjen për dialog kuptimplotë. Nëse Kosova përmbush kriteret do të shpërblehej menjëherë”.

Teksa disa herë Bashkimi Evropian është kritikuar për qëndrimin e saj të padrejtë ndaj Kosovës, karshi Serbisë, dhe I pyetur se si i shihte ai keto qendrime, deputeti gjerman tha: –

“Fakti që masat e BE-së janë vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 dhe ende nuk janë hequr, është i pajustifikuar. Një nga personat e parë të prekur prej tyre ishte ministri serb në qeverinë tuaj, Nenad Rashiç. Ai pati takime në Bruksel për të diskutuar mbështetjen për minoritetin serb me zyrtarë të BE-së, por për shkak të sanksioneve këto takime u anuluan. I bëj thirrje BE-së që të heqë menjëherë këto sanksione të pajustifikuara”.

Përsa i përket rastit të Banjskës, ai u shpreh se derisa Milan Radoiҫiç lëviz lirshëm, ky rast nuk është dënuar mjaftueshëm dhe prioriteti i BE-së kur të merren me Serbinë duhet që të mbajë përgjegjës Radoiҫiçin dhe ndihmësit e tij.

TRENDING

Exit mobile version