Kosova

Ditë të zeza po vijnë/ Abdixhiku: Kurti ka sjell diçka tjetër më të keqe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar mocionin e tij për raportimin e kryministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për takimin e tij më 27 shkurt me presidentin serb Aleksander Vuçiç në Bruksel dhe darkodimin e tij me planin e BE-së.

Ai ka përsëritur pikat shqetësuese të marrëveshjes janë parathënia dhe nenet 7 e 10 të propozimit të BE-së.

“Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara. Ai ka pranuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociaiconi.” – ka thënë Abdixhiku

Më tej, kreu i LDK u shpreh se Kurti nuk mund të akuzohet për marrëveshjet paraprake në të cilat përfshihet edhe Asociacioni, por sipas tij, Kurti ka sjell diçka më të keqe se këto.

TRENDING

Exit mobile version