Divorci më pranë, Ronaldo përgatit largimin nga Juventus, shpërngul makinat në Lisbonë

E ardhmja e C.Ronaldo tek Juventus është gjithnjë e më e paqartë, këtë nuk e thonë vetëm shifrat në fushë por edhe detaje nga jeta e tij private. Mos prezenca në Champions League, konflikti i vazhdueshëm i drejtuesve të Juves me UEFA-n e shumë faktorë të tjerë sportiv kanë bërë që ylli portugez të mendojë largimin e tij nga Torino. Këto zëra përforcohen edhe nga një tjetër e dhënë shumë domethënëse.

Nga rezidenca e Ronaldos në Torino është parë që të gjithë makinat e tij janë markuar në një kamion me destinacion Lisbonën. Edhe tre vite më parë, përpara se të zbarkonte në Torino, fillimisht erdhën makinat e tij e më pas Ronald me avionin privat. Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të flasin për një largim të mundshëm në fund të këtij sezoni për të rikthye
r sërish aty ku nisi karrierën, në Portugali me ekipin e Sporting Lisbonës.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin