NTV
No Result
View All Result
01/03/2021 , 9:11
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
01/03/2021 , 9:11
NTV
No Result
View All Result
Home Shendeti

Djathi i dhisë/ Zbuloni arsyet pse është zgjidhja më e mirë për fryrjen dhe tretjen

by Ballhysa
05/02/2021 , 10:46
Djathi i dhisë/ Zbuloni arsyet pse është zgjidhja më e mirë për fryrjen dhe tretjen
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është me më pak yndyrë dhe tretet më lehtë se sa djathi i lopës, madje nuk irriton sistemin tretës.

Djathi i duhur për sistemin tretës
Vitet e fundit djathi i dhisë është vlerësuar nga dietologët pikërisht për faktin që përmban më pak yndyrë në krahasim me llojet e tjera. Gjithashtu djathi i dhisë pranohet dhe tolerohet nga organizmi dhe i personave që janë alergjikë ndaj laktozës.

Djathi i dhisë ka më shumë vlera ushqyese dhe të mban të ngopur më gjatë.
Në krahasim me qumështin e pasterizuar, qumështi i dhisë përmban dyfishin e sasisë së hekurit. Ndërsa nëse krahason kalciumin dhe mineralet, qumështi i dhisë sigurisht që i kalon parametrat. Nëse keni probleme me tretjen, qumështi i dhisë është më i lehtë për sistemin tretës. Proteinat dhe yndyrnat që gjenden tek qumështi i dhisë kanë një strukturë molekulare më të thjeshtë për ta shpërbërë nga stomaku. Si përfundim, 100 gramë djathë dhie ka vetëm 250 kalori, që e bën këtë produkt zgjidhjen perfekte nëse ruani sasinë e ushqimit që konsumoni.

Një minierë e vërtetë bakteresh të mira
Djathi i dhisë kur është i freskët, prodhohet nga mpiksja e qumështit natyral, pa shtesë të mullëzës. Gjatë këtij procesi, laktoza kthehet në acid laktik përmes fermentimit, duke i dhënë produktit një strukturë që shpërbëhet lehtë nga organizmi. Shmangia e pasterizimit, bën të mundur që paketa me vitamina që gjendet tek qumështi të ruhet dhe kur prodhohet djathi. Bakteret e mira që gjenden tek qumështi i dhisë, ndihmojnë në funksionimin e sistemit tretës. Në markete gjendet dhe djathë dhie i prodhuar me qumësht të pasterizuar apo dhe me shtesë mullëzës. Në këto raste përqindja e vitaminave dhe proteinave është më e ulët në krahasim me produktet e djathit të prodhuar nga qumështi natyral.

Burimi është i rëndësishëm
AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes kur blini djathin, pasi duhet të siguroheni që ai është prodhuar me qumësht dhie dhe jo duke e përzierë me lloje të tjera. Diçka e tillë vlen për të gjithë llojet e djathit. Nëse kërkoni që djathi të jetë i pasur me vlerat natyrale të qumështit nga është prodhuar, duhet të jetë i papërzierë. Në shumë raste të djathit të përgatitur nga shumë lloje qumështi, përbërësit eliminojnë vlerat e njëri tjetrit. Për më tepër për personat që janë intolerant ndaj laktozës, një përzierje e tillë është e rrezikshme për shëndetin e tyre. Prandaj këshillohet që të shmangen. /AgroWeb.

Related Posts

Skleroza e Shumëfishtë – Si Ndikon Vitamina D Tek Mbrojtja e Trurit
Shendeti

Skleroza e Shumëfishtë – Si Ndikon Vitamina D Tek Mbrojtja e Trurit

28/02/2021 , 11:57
Kujdesi Organik për Lëkurën dhe Flokët – Çfarë Është dhe Përse Duhet Përdorur
Shendeti

Kujdesi Organik për Lëkurën dhe Flokët – Çfarë Është dhe Përse Duhet Përdorur

28/02/2021 , 11:54
Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme
Shendeti

Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

28/02/2021 , 11:39

Recent Posts

  • Fifi zbulon pak nga kënga e re dhe sqaron gjithë zërat që qarkullojnë lart e poshtë për të
  • Basha: “Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet e shëndetësisë”
  • “E kam zënë unë se ky kishte turp”! Tea zbulon të vërtetën e lidhjes me Beartin
  • Pas refuzimit publik të Rinianit, Ana lë përfundimisht “Për’puthen”
  • Rama publikon videon:Projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës do të nisë nga ndërtimi

Kategorite

  • Aktualitet (1,968)
  • Bota (1,961)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (126)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (302)
  • Kronike (731)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (659)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,368)
  • Politike (953)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (122)
  • Shendeti (444)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (412)
  • Videonews (378)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!