Kosova

Do kemi një pranverë ballkanike/ Situata në Bosnjë dhe paralajmërimi  ekspertit

Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, është shprehur se në vitin 2024 pritet të kemi një “pranverë” ballkanike dhe shtoi se një konflikt i madh pritet të ndodhë mes Serbisë e Kroacisë për shkak të situatës së Bosnjë Hercegovinë.

Ai tha gjithashtu se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e bëri të qartë pas zgjedhjeve, se fitorja nuk ishte vetëm por serbët në Serbi, por për serbët në mbarë rajonin, çka sipas tij, nënkupton nxitjen e konflikteve.

“Me e keqja mund të ndodhë në konfrontimet e pritshme mes Serbisë e Kroacisë, ku arenë e përballjes do të jetë Bosnjë Hercegovina ku Milorad Dodik do luajë që të shkëputet nga entiteti dhe ti bashkohet Serbisë, pavaresisht se SHBA-të kanë deklaruar se nuk do të lejojnë destabilitet.

Bosnja është në qendër të një goditje të re që mund të prekë Ballkanin. Por a mund të ndodhin këto në muajt e pare të vitit 2024?

“Jo sepse gjatë kësaj kohë do të ketë zgjedhje në disa vende respektive të Ballkanit Perëndimor. Pra do të pritet se cili krah do të fitojë në Bashkimin Europian, për të parë se cila ideologji do të jetë mbizotëruese. Nëse do të ketë ndonjë konflikt në Ballkan, padyshim se shkaktar do të jetë Vuçiç, i cili pas fitores së zgjedhjeve në Serbi, deklaroi se kjo fitore nuk ishte vetëm e serbëve në Serbi, por e serbëve në gjithë rajonin” – potencoi Drizan Shala.

TRENDING

Exit mobile version