Bota

Do rikthehet si zombie/ Daniel Serwer për Open Balkan

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar seancën dëgjimore në Kongresin amerikan për zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë ku raportoi emisari i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Gabriel Escobar.

Serwer kritikoi komitetin për Politikë të Jashtme që kishte zgjedhur të dëgjonte një dëshmitar të vetëm, emisarin Gabriel Escobar, I cili sipas Serwer nuk kishte përmendur fare mos-gatishmërinë e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Profesori amerikan konsideron që pyetjet e shtruara nga kongresmenët ndaj Escobar ishin të duhura. Ai përmendi pyetjen e bërë nga Tom Kean i cili donte të dinte nëse ShBA-ja do të bënte më shumë presion ndaj presidentit Vuçiç dhe se ai sheh një lloj disbalance kritikash ndaj Kosovës dhe Serbisë

Serwer tha se i khiste bërë përshtypje që emisari Escobar nuk e përmendi fare Ballkanin e Hapur dhe sipas tij, duket se iniciativa ka marrë “vdekjen e merituar”

“Por idetë e këqija kurrë nuk vdesin në Ballkan. Ato rikthehen si zombi për ta përndjekur Rajonin. Veç do duhet të prisni pak vite, ose ndoshta pak muaj. Do të kthehet, bashkë me ndonjë tjetër plan…” – Deklaroi Daniel Serwer

 

TRENDING

Exit mobile version