Pinknews

‘Do të dal pa brekë nëse…’ – Mamaqi lëshon ‘rrufe’

Ermal Mamaqi së fundi ka botuar një libër, i cili prej disa ditësh po komentohet gjërësisht në rrjet.

Ishte fillimish Iva Tiço, që në një postim të një personi të tretë, “thumboi” Ermalin për librin e ri.

Më tej ka qenë edhe gazetari Flavio Qarri, i cili e ka cilësuar Ermalin si “mashtrues”.

Ditën e sotme ka pasur sërish një debat ndërmjet Qarrit dhe Mamaqit, ku gazetari e ka akuzuar atë se ai nuk është psikolog për t’u bërë njerëzve një trajnim shpirtëror.

Më tej gazetari u shpreh se “Ermali del gjithmonë në intervista falas, por gjithmonë kur ka diçka për të shitur”.

Në vazhdën e debatit, Ermali bëri një deklaratë të fortë, ku ftoi gazetarin t’u bashkohej trajnimeve të tij.

Do vish në trajnimet e mia, dhe nëse ty nuk të pëlqen trajnimi, unë do dal pa brekë nga sheshi ‘Skënderbej’ deri tek Universiteti”- u shpreh Ermali.

“Këto biznese, janë biznese, janë produkte, nuk kam asgjë me njerëzit që e bëjnë. Nëse njerëzit e bëjnë këtë s’ka asgjë të keqe. Njerëzit blejnë drogë për t’u ndier mirë. Mund të blejnë një trajnim. Por ka plot mënyra për t’i zëvendësuar këto. Sepse është produkt tregtar. Nuk ka nevojë të ndihmosh dikë të fillojë punën”.- tha Flavio.

Nëse trajnimi nuk të pëlqen, nuk të bën punë, ti vjen dhe na thua nuk na pëlqen dhe t’i kthejmë lekët mbrapsht”.- tha Ermali.

 

TRENDING

Exit mobile version