Kronike

Do të ekstradohet apo jo në Shqipëri? Ibrahim Lici mbrohet nga një prej avokatëve më të mirë në Turqi

Autori i dyshuar i vrasjes së Endrit Mustafës, Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pajtuar një prej avokatëve më të njohur turq

Përmes përfaqësuesit të tij ligjor, Lici kërkon të ndryshojë masën e caktuar ndaj tij, sipas Klodiana Lalës. Ky veprim ngre pikëpyetje nëse Lici do të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare apo do të lirohet. Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Ibrahim Lici arrestua në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Më parë, Ibrahim Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.

Ai akuzohet gjithashtu si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale. Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici.

TRENDING

Exit mobile version