Kronike

Do të fuste kapsolla në stadium, vihet nën hetim shoferi në Tiranë

Një person është vënë nën hetim nga policia pasi ka transportuar me furgonin e tifozëve disa kapsolla plasëse me qëllim për t’i futur në stadium gjatë ndeshjes Partizani Kukësi.

Gjatë ndeshjes që u zhvillua dje në stadiumin “Kompleksi Partizani” mes dy ekipeve Partizani-Kukësi, u tentua të futeshin kapsolla plasëse me furgonin e tifozëve, për këtë arsye është proceduar penalisht drejtuesi i automjetit.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në furgonin e tij janë gjetur një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Tashmë materialet në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version