Kronike

Do të kryenin atentatin, policia gjurmon dy vrasësit me pagesë

Parandalohet atentati! Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë ka parandaluar ngjarjen e rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” është lokalizuar një automjet i parkuar tip fuoristradë, i cili është rrethuar nga dhjetëra forca policie. Brenda mjetit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Dyshohet se dy personat e punësuar për të kryer atentatin janë vrasës me pagesë. Ata do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin. Dyshimet janë se atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën. Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar

TRENDING

Exit mobile version