Aktualitet

“Do të vras djalin”, gjykata jep vendimin për 3 personat që kërcënuan biznesmenin

 Gjykata e Elbasanit ka ka zhvilluar seancën e sotme për vendosjen e masës së sigurisë për tre personat që kërcënuar një biznesmen për një tender të fituar në Bashkinë e Tiranës. Gjykata e Elbasanit ka vendosur për tre personat e arrestuar Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç të lihen në masën e sigurisë arrest me burg.

Ka qenë prokurori Kreshnik Ajazi, ai që kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për tre personat që kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj. Dhe gjyqtari Elis Dine ka vendosur po këtë masë.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt. Ata janë vënë në pranga bashkë me Boçin, ndërsa Konomi (Llozhi) është shpallkur në kërkim.

TRENDING

Exit mobile version