Kronike

‘Do të vras…’/ Shqiptari dhunon keq gruan për një gjobë

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në Itali, ku një burrë shqiptar ka dhunuar keq gruan e tij pasi kjo e fundit kishte marrë një gjobë.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Rimini, ku 39-vjeçari shqiptar pasi ka mësuar se gruaja e tij ka marrë gjobë ka tentuar të godasë për vdekje me thikë.

‘Gjoba datonte që nga 9 dhjetori. I verbuar nga inati dhe nën efektin e alkoolit, ai tentoi të godiste me grusht gruan, e cila për fat të mirë u shmang. Më pas ka marrë një thikë në duar me qëllim që ta godasë’,- shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë në dëshminë e saj, gruaja e dhunuar ka treguar se i shoqi e kërcënonte që të mos e lejonte të shihte më fëmijët e saj, për ta bërë këtë ai e filmonte me celular sa herë që ajo përpiqej të reagonte ndaj abuzimit të tij.

“Nëse më denonconi ose ktheheni në Shqipëri , unë do t’ju rrah, do të përdhunoj nënën dhe motrën tuaj, pastaj do t’ju vras.” Ky është një nga kërcënimet rrëqethëse të 39-vjeçarit. Kjo alternohej me akte të dhunshme si shuplaka, tentativa për mbytje ose thyerje sendesh.

TRENDING

Exit mobile version