Kronike

Do vriste babain, arrestohet 34-vjeçari në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar në kohë nga policia, pasi një 34-vjeçar pas sherrit me babanë ishte bërë gati ta qëllonte atë me pushkë.

Pas ndërhyrjes të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Pukë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

Vihet në pranga 34-vjeçari që u konfliktua me babanë e tij.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, të cilën e posedonte 34-vjeçari i arrestuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

 

TRENDING

Exit mobile version