Kosova

Dodik thur lavde për Vuçiçin/ Seanca në Këshillin e Sigurimit

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, zgjodhi Banja Lukën vendin e Bosnje Hercegovinës, që është i mbushur me serbë dhe që lavdërojnë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për paraqitjen e në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai pretendoi se Vuçiq, ka arritur sukses të madh duke prezantuar qëndrimet e Serbisë për Kosovën, të cilat ishin “më specifike dhe më të qarta se kurrë më parë”. Me këtë rast ai u përpoq t’i minimizojë të drejtat e njeriut për të cilat foli kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Ne pamë Kurtin duke u përpjekur të kamuflojë gjërat nën disa vlera universale, siç janë të drejtat e njeriut, të cilat askush nuk i merr seriozisht vitet e fundit. Serbia duhet të kujdeset për paqen dhe stabilitetin dhe atë për të cilën ka vendosur, që është që Kosova, pjesë përbërëse e Serbisë”

  • u tha Dodik gazetarëve, duke shtuar : –

“Edhe ne në Republika Srpska besojmë se qëndrimet e shprehura nga Serbia në strategjitë dhe programet e saj flasin për faktin se në rrethana ekstreme të kërcënimeve ndaj popullit tonë, Serbia është e gatshme të angazhohet kudo dhe këtë e pamë në fjalimin dhe vendosmërinë e Vuçiçit”

– potencoi Dodik

TRENDING

Exit mobile version