Connect with us

OPINION

Dom Gjergj Meta: Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

Published

on

Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

Nga Dom Gjergj Meta

Në ka një gjë në “botën” e masmedias me të cilën jemi mësuar, ajo është pa dyshim kronika e zezë, aq sa krime të ndryshme dhe ngjarje të rënda të gjithfarëllojshme janë bërë normale për sytë dhe veshët tanë. Megjithatë, ajo që ndodhi më datë 24 janar në Lezhë nuk është thjesht një ndër to. Nuk është nga ato lajme, të cilat na serviren çdo ditë me motivacione të tipit: “larje hesapesh”, “hakmarrje mes bandash”, “vrasje mafioze” etj., etj. Këtë herë, arsyeja e krimit ishte krejt “e pastër”: marrja e gjakut të babës.

Me ta marrë vesh atë që kishte ndodhur, u informova menjëherë në lidhje me të nëpërmjet njerëzve që njihja dhe më rezultoi se kishim të bënim pikërisht me atë që shkruhej në media: me një vrasje për gjakmarrje. Kur dëgjova lajmin, për një çast mendova se hija e gjakmarrjes u çua edhe një herë nga barku i territ, nga thellësitë e nënvetëdijes, si një Leviatan, për të na thënë: “Jam këtu, nuk liroheni lehtë prej meje”.

E imagjinova atë Leviatan me dhëmbë të zgërdheshur, njësoj si armiku i natyrës njerëzore, i cili pasi të ndodhë krimi, këndon këngën e fitores së vdekjes mbi jetën, duke u kthyer rishtazi në thellëtirën e errësirës prej nga vjen. Atij as që i bëhet vonë se në fushë të betejës ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë të ri që do të kalojë shumë nga ditët e tij në burg.

M’u bë si një ngjarje kohësh të tjera, e dalë nga novela “Gjaku” e Ernest Koliqit te “Hija e maleve”, ku Doda e bluan ndër vete vendimin e gjakmarrjes dhe më pas e kryen atë. U mundova të merrja me mend sa e sa zëra që me siguri kanë ushtuar në veshët e atij djali ende të parritur, zëra të zvetënuar gërgasësish, të cilët e shoqëruan kur ai mori një armë dhe shtiu mbi gjakësin e tij.

Në kësi rastesh, ne të gjithë nisim të gjykojmë faktet, jemi kureshtarë të dimë si e ka bërë krimin i pandehuri, përgatitim versionet tona, por shumë pak e shtrojmë pyetjen: “Pse ndodhi?”. Nuk e pyesim veten se sa e thellë mund të ketë qenë trauma e një djali, që në moshën 5-vjeçare ka parë të vdekur brenda një dite të dy prindërit e tij. Ajo tronditje e fortë, ajo plagë e rëndë shpirtërore, ajo thyerje e madhe, duket që nuk është shëruar kurrë, përkundrazi, është përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Askush nuk ka folur me të, nuk e ka dëgjuar traumën brenda tij, nuk është marrë fare me të.

Me siguri ai djalë ka dëgjuar mjaftueshëm histori “burrash”, që e kanë marrë gjakun ose që janë korit se nuk e kanë marrë dot atë, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar traumën që po rritej brenda tij, e cila i shtrinte dhunshëm metastazat në të gjithë ekzistencën e tij, duke ia vrarë çdo qelizë të shëndetshme si një sëmundje e keqe.

Po ashtu, ai i ka dëgjuar të tjerët duke folur për “nder” e “faqe të bardhë”, por askush prej atyre “të tjerëve” nuk e ka dëgjuar traumën e një fëmije, pale më të orvatej për t’i dhënë një përgjigje ose së paku për të ngjitur çka ishte e mundur prej asaj krisjeje.

Nuk e di nëse kjo histori ka gërgasës të jashtëm (jam i tunduar të mendoj se po), por me siguri gërgasësi më i madh gjendej brenda tij. Trauma ka qenë gërgasësi i tij i stërmadh.

Gjakmarrja është forma më e skajshme e hakmarrjes. Kjo e fundit është një nga përbindëshat që banon brenda njeriut. Ajo duket sikur fle e mbuluar me tisin e harresës.

Rri aq urtë, sa thua nuk ekziston, por në të vërtetë thjesht po pret momentin e duhur për të shpërthyer. Dhe si gjithmonë, shpërtheu në mënyrën më të keqe të mundshme, duke marrë jetën e një njeriu.

Po më datë 24 janar, Papa Françesku shpërndau mesazhin e tij të përvitshëm për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore. Në qendër të këtij mesazhi ishte fjala “dëgjim, me dëgju”. Cilësia e komunikimit është pikërisht aftësia për të dëgjuar e jo për të përgjuar nga kurioziteti apo për të shpifur nga dashakeqësia.

Dëgjimi ka të bëjë me cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve tona. Duke cituar Ditrish Bonoferin, Papa Françesku na sjell ndërmend se: “Kush nuk arrin ta dëgjojë vëllanë e tij, shumë shpejt nuk do të jetë më i aftë ta dëgjojë as Zotin”

Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë ndaj dikujt, është duke e dëgjuar, duke pasur durim për ta dëgjuar deri në fund historinë dhe jetën e tjetrit, sidomos plagët dhe traumat e tij. Një shoqëri e mësuar me zhurma e ka të vështirë të dëgjojë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit ia ka krijuar rrethanat e favorshme krimit të paralajmëruar të ditës së djeshme: nuk është dëgjuar klithja e traumës së një fëmije. Nuk ka proces pajtimi të jashtëm, pa u pajtuar njeriu përbrenda vetes.

Ja çfarë ka ndodhur atë ditë në Lezhë. Tanimë vendimi i mbetet gjykatësit. Ne të tjerëve nuk na takon gjykimi e aq më pak paragjykimi, por na takon vëmendja ndaj shumë traumave të tjera që janë vullkane aktive, të cilat ndodhen krejt pranë nesh, dhe si të tilla mund të shpërthejnë nga momenti në moment, duke shkaktuar dëme të mëdha.

OPINION

Patozi: Mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë

Published

on

By

Nga Astrit Patozi

Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.

Por mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë me marrëveshjen e 17 majit, sepse keni qenë po aq të lumtur dhe po aq të përfshirë sa ai, kur doli para kamerave duke u qepalluar me Edi Ramën.

Për të mos thënë që dikush ka qenë online me të gjatë gjithë flirtimit me argatin e Vuçiçit, me telefonata direkte apo me whatsapp, gjatë atyre orëve të gjata dhe të lavdishme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Natyrisht që tabulatet nuk ka rrezik të jenë ndonjëherë objekt i SPAK-ut, sepse marrëdhënie me dëshirë mes palëve ka qenë, jo përdhunim. Dhe me siguri do të vazhdonit ashtu deri sa vdekja t’ju ndante, po të mos kishte ndodhur 9 shtatori.

Atëherë po që nuk ka nevojë, as për dëshmi dhe, as për shpjegime, për të njohur tradhtarin, që nuk duhet të kishte lindur fare.

Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.

Continue Reading

OPINION

Incidenti i Ramës në Gjermani, Spiropali: Nuk e dinin me kë kishin të bënin

Published

on

By

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur lidhur me incidentin me Kryeministrin Edi Rama në një fluturim të Lufthansës nga Gjermania për në SHBA.

Sipas informacioneve, Rama  është nxjerrë nga avioni për shkak të refuzimit për të vendosur maskën kundër COVID.

Në “Tv Klan”, Spiropali tha se kompania ka kërkuar falje dhe se bëhet fjalë për një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar.
Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali.

Continue Reading

OPINION

PULS/7 Kreshnik Osmani: Britanikët, e duan Ukrainën një varrezë për trupat ruse, Franca forcon sanksionet. Perëndimi nuk do marrëveshje në këtë moment

Published

on

By

Continue Reading

OPINION

Puls7/ Kreshnik Osmani: Masakra e Buchas prerje në besë. Amerikanët, Putin kriminel lufte, Ruset, sillni prova!

Published

on

By

Continue Reading

OPINION

Përgjegjësi individuale! Seriozisht?

Published

on

By

Nga Lutfi Dervishi

Arrestohet një (ish) ministër, një deputet, x zyrtarë të lartë, y persona nga biznesi dhe prapë flasim për përgjegjësi individuale?!

Edhe pjesa e dukshme e “ajsbergut” të incineratorëve na tregon se krimi nuk paska kapur individin, por strukturat shtetërore, ka ndërhyrë në kompetencën e institucioneve, ka manipuluar procedurat, ka neutralizuar institucionet dhe ka përlarë mbi 100 milionë euro.

Nuk ka lindur mbi dhé deri më sot një individ kaq i zoti sa t’i bëj këto gjëra vetëm. Krimi këtu është në bashkëpunim dhe në bashkëpunim shembullor.

Sigurisht ka krime individuale, por ka edhe krime në bashkëpunim, me dy a më shumë vetë, në kuadrin episodik. Sikundër ka edhe grup të strukturuar kriminal e deri në organizatë kriminale, në kuadrin e konceptimit, organizimit, qëndrueshmërisë e kohëzgjatjes në kohë, qëllimit të përfitimit etj.

Dhe secili përgjigjet sipas rolit dhe ndikimit në krim.

Pa harruar që edhe ligji ynë (neni 28 i kodit penal, format e veçanta të bashkëpunimit) bën dallim të qartë mes organizatës kriminale…

si…” forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

…dhe grupit të strukturuar kriminal

që “është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale”.

Incineratorët janë modeli më i kulluar dhe i trashë i fajësisë individuale dhe përgjegjjësisë të më shumë se një personi.

Ideim profesional, zbatim amatoresk. Përfundim tragjik.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING