Bota

Donald Trump “tradhëtohet” nga këshilltari më i besuar i tij

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump duket se po “tradhëtohet” nga të gjithë njerëzit e tij më të afërm që po pranojnë fitoren e zgjedhjeve nga Joe Biden. Këtë herë atë e ka zhgënjyer edhe Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien i cili, është shprehur se pushteti duket se po shkon nga demokratët. Ai më tej tha se po pret një trazincion të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ndrrimit të poshteteve.

“Shikoni, në qoftë se Biden dhe Harris do të përcaktohen si fitues, dhe gjërat duket sikur po shkojnë në atë drejtim, ne do të kemi një tranzicion shumë profesional nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, deklaroi ai.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Donald Trump humbi ndaj kundërshatrit të tij Joe Biden. Trump nuk e ka pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve duke argumentuar se janë të manipuluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version