Connect with us

Sociale

Doni të dini se kush e klikon më shumë profilin tuaj në Facebook? Ndiqni këto hapa

Published

on

Jeni kuriozë të dini se kush nga miqtë tuaj në “Facebook”, e klikon më shumë profilin tuaj? Po, mund ta zbuloni lehtësisht, sepse ekziston një metodë shumë e thjeshtë për ta parë këtë gjë.

Mjafton të shkoni te profili juaj, të klikoni me butonin e djathtë të miut dhe të zgjidhni opsionin “View page source”. Pastaj shtypni Ctrl+F. Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”.

Do t’ju dalin disa numra që mund t’iu duken të pakuptimtë. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (­1) ose (­2), dhe rikthehuni në profilin tuaj që ta bëni “Paste” në krye, pas adresës www.facebook.com.

Sociale

Çelja e sezoni veror/ Kumbaro inspektim në Dhërmi: Nuk do të falet informaliteti

Published

on

By

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka inspektuar nisjen e sezonit veror në Dhërmi. Së bashku me kryetarin e bashkisë Jorgo Goro dhe prefektin e Vlorës Flamur Mamaj, Kumbaro u shpreh se gjithë vëmendja do të jetë në terren për të garantuar respektimin e rregullave për parcelat e plazheve dhe strukturat “beach bar”.

“Lejet për strukturat e përkohshme të shërbimit që janë ‘beach baret’, janë miratuar dhe ka mbaruar gjithë procesi. Subjektet kanë marrë nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit edhe sugjerimet ku duhet të bëjnë ndryshime në projekt. Të gjitha lejet janë të publikuara në faqen zyrtare, duke u bërë për herë të parë sistemimi i strukturave të përkohshme të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kështu që për çdo përpjekje për të ndërtuar pa leje, duhet të dihet që IKMT do të jetë gjatë gjithë kohës në territor. Është i nevojshëm bashkëpunimi me bashkitë dhe prefektin për çdo qarkt, për të kuptuar kush ka leje dhe kush nuk ka, tek pjesa e formalitetit nuk do të falim. Nga ana tjetër është mirë ta parandalojmë, sepse nuk është mirë as për pushuesit kur shkon me forcat për të prishur një objekt në mes të sezonit. Kjo është arsyeja pse janë publike të gjitha lejet”, u shpreh Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tha se nisja e procesit të dhënies në menaxhim të parcelave për subjektet private që në vjeshtën e vitit të kaluar, ka sjelle efekte shumë pozitive në terren.

“Është hera e parë që ne si bashki nuk jemi në terren për të përcaktuar vendet sepse i dimë. Puna e hershme ka filluar të japë efekt dhe të gjithë janë të impenjuar që t’i mbyllin sa më shpejt përgatitjet për sezonin”, u shpreh Goro.

 

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj tregoi se karakteristikat e motit në Dhërmi e bënin të pamundur vendosjen e stacioneve të plazhit më herët, por subjektet kanë qenë të qarta për procesin dhe për hapësirat e tyre.

 

“Deri në prill në Dhërmi ka shumë era të forta. Kjo bën që subjektet të shmangin vendosjen e çadrave. Parapërgatitjet që filluan shumë herët janë shumë të mira, ka filluar të japë efektin dhe të gjithë janë të impenjuar ta përfundojnë sa më shpejt për të qenë gati”, tha Flamur Mamaj.

Ministrja Mirela Kumbaro bisedoi edhe biznese të zonës, duke u kërkuar që të përfundojnë çdo punim brenda datës 1 qershor.

“E kemi nisur këtë punë që në shtator, ndërkohë ju e nisni javën e fundit të majit. Më 1 qershor, nëse nuk e mbyllni, ka të tjera masa. Shteti e ka filluar punën që në shtatorin e një viti më parë dhe na shkoi goja mbrapa duke u thënë gjithë privatëve që filloni punën. Duhet të sistemohet, të jetë estetike, sepse është pjesë e së gjithës, të rroftë hoteli kur nuk bën pjesën jashtë”, tha Kumbaro gjatë bisedës me një sipërmarrës të zonës.

Continue Reading

REAGIM

Shqiptarja përdhunohet nga pakistanezi, të pranishëm edhe 3 burra të tjerë

Published

on

Një shqiptare ka akuzuar një 32-vjeçar pakistanez se ka abuzuar seksualisht me të.

Sipas mediave greke, 34-vjeçarja ka deklaruar se e takoi përdhunuesin e saj rreth një muaj më parë.

Ajo është shprehur se i riu e ka dërguar në një zonë të pabanuar në Dendropotamos ku e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Në padinë e ngritur në policinë në Selanik, shqiptarja pretendon se në momentin kur u përdhunua të pranishëm ishin edhe 3 burra të tjerë.

Pas denoncimit, autoritetet policore kanë bërë të mundur arrestimin e një 25-vjeçari pakistanez, i cili akuzohet se bashkëpunëtor.

Continue Reading

Sociale

Rama: Në Shqipëri s’ka media të intimiduar, ka shpifje dhe lajme të rreme!

Published

on

By

Miq mos harroni sot të telefononi në orën 17.00 në emisionin “Pa Filtra” të Gazetarit Artur Nura në NTV Televizion.
A jeni ju Pro? Kundër këtij konstatimi të kryeministrit
Kontaktoni në:
Shqipëri: 0695292044
Kosovë: +355695292044
Sigurisht edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, Facebook, Twitter dhe Instagram
Continue Reading

Aktualitet

Donte të ndahej, divorci “tërbon” vëllanë e gruas, merr thikën dhe plagos kunatin (Detaje)

Published

on

Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja me thikë këtë mesditë në Durrës.

Dyshohet se Festim Hoxha pas konfliktit që pati me burrin e motrës së tij, e ka plagosur atë me thikë.

Burime policore bëjnë të ditur se, nga hetimet e para, rezulton që sherri mes kunetërve të ketë ndodhur për kthimin e gruas në derë të babës nga ana e të plagosurit.

Vëllai i saj ka shkuar të diskutojë me kunatin për të sheshuar gjërat, po gjakrat janë ndezur dhe Hoxha e ka goditur me thikë burrin e motrës duke e lënë të plagosur.

Autori nuk është kapur ende nga policia.

Një ditë më parë një tjetër plagosje me thikë ndodhi mes dy vëllezërve në zonën e plazhit të Durrësit.

Continue Reading

Aktualitet

“Luftoni infodeminë”! Kërkesa e OBSH: Të monitorohet informacioni i shpërndarë

Published

on

Informacioni i rremë që qarkulloi gjatë pandemisë Covid, riskoi shumë njerëz të cilët shpesh refuzuan, të shkonin te mjeku për t’u testuar apo të shtroheshin në spital e aq më shumë për t’u vaksinuar.

Organizata e Botërore e Shëndetësisë i kërkon vendeve europaine të ndërtojnë struktura për të luftuar thashethemet dhe informacionet false që përhapen me shpejtësi nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Zyra Europiane e OBSH-së, tashmë e ka marrë shumë seriozisht këtë gjë. Për herë të pare, ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë dhe do ta gjurmojmë atë. Së pari është shumë e rëndësishme të monitorojmë informacionin që transmetohet, për të kuptuar cilat janë thashethemet, sepse sa më herët t’i kapim ato , aq më të mira i kemi mundësitë për t’i trajtuar ato dhe për t’i adresuar”, thotë Kristina Salvi, këshilltare e OBSH-së.

Informacionet e rreme u shpërndanë në shumë vende madje kanë ekzistuar edhe më parë në emergjenca shëndetësore, por në pandeminë Covid, ato morën përmasa të pakontrollueshme dhe kjo kërkon ndërhyrje urgjente për të ardhmen.

“Bërthama është përqendrimi i atij komuniteti që do të përfshihet për çdo ndërhyrje emergjence. Nëse ju bëni teste, gjurmimi kontaktesh, vaksinime, dhe komuniteti nuk e pranon këtë, atëherë ju keni dështuar. Këtu ju keni nevojë të përfshini komunitetin bërthamë. Në fillim të pandemisë, nuk kishim as teste, as vaksinë, po kishim komunikim të riskut. Mund të angazhohen njerëz për t’i marrë këto masa. Mënyra se si e bëjmë këtë është të dëgjohen me kujdes qytetarët, të përpiqemi të kuptojmë shqetësimet e tyre dhe të ndërtojmë mesazhe të bazuara mbi këto shqetësime”.

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik të vendeve të Rajonit u mblodhën në Tiranë për të identifikuar boshllëqet dhe për të ndërtuar rekomandimet për komunikimin e riskut, duke përfshirë edhe komunitetin.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING