Aktualitet

‘Donin njeriun që jepte informacione brenda SPAK-ut’/ Qyno: Më morën celularët…

Gazetari Elton Qyno ka folur për mbajtjen për më shumë se 10 orë në SPAK. Ai ka treguar momentet e përballjes me prokurorët dhe OPGJ-të të cilët, sipas tij, i kanë bërë presion për të treguar burimet e tij.

Ai ka thënë se kërkonin personi brenda SPAK që jepte informacionin dhe më tej gazetari ka vijuar ku ka thënë se ende nuk i janë kthyer telefonat e sekuestruar.

“Donin njeriun që jepte informacione brenda SPAK-ut. Insistimi i tyre ishte vetëm në lidhje me këtë situatë. Gjithë mbajtja ka rezultuar të ketë pasur për qëllim këtë zbulim. Më morën celularët dhe nuk mi kanë kthyer.”-ka thënë Qyno.

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje për gati 7 orë ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor. Gazetari ka treguar se i ishte bërë presion për të treguar burimin. Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin.

TRENDING

Exit mobile version