Politike

Dorëhiqet Edona Bilali, letër Ramës: Më vjen keq nëse u kam zhgënjyer

Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka dhënë dorëheqjen.

Ajo i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, në të cilën bën me dije se po dorëhiqet për arsye personale.

“Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur”, thuhet në letrën e saj.

Kujtojmë që Bilali vetëm pak javë më parë u bë nënë, dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve të saj, për të dhënë dorëheqjen.

Letra

Duke falënderuar qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën time si ministre në këto ditët e qeverisëse. “Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha në krye te ministrise. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetare e përgjegjshme, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenderim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegi të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar.

Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak ně besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar per seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha angazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë.

TRENDING

Exit mobile version