Nga data 20 janar starton fushata e pranimit të aplikimeve për studentët e huaj, që dëshirojnë të kryejnë studimet në universitetet ruse. Mundësia e studimeve në Rusi ofrohet falas, përmes një kuote speciale të Qeverisë së Rusisë.

GIS ORFI është një shërbim i ri, “një dritare e vetme”, e cila siguron plotësisht një proces transparent: nga dorëzimi i kërkesës, përzgjedhja, deri te shoqërimi i studentëve, përfshirë edhe atë të migracionit.

Faza e parë do të realizohet nga përfaqësitë Rossotrudnicestvo, ambasadat ruse dhe misionet diplomatike jashtë vendit (regjistrimi kryhet nëpërmjet linkut https://education-in-russia.com, kalimi në këtë sistem është i mundur përmes linqeve https://edu.rs.gov.ru/ dhe https://future-in-russia.com/). Në bazë të rezultateve të testeve formohet një listë e kandidatëve, sipas kuotave të caktuara për vendet përkatëse.
Faza e dytë e përzgjedhjes do të kryhet nga universitetet ruse gjatë shqyrtimit të dosjes së kandidatëve.
Ju mund të njiheni me mundësitë e institucioneve arsimore të Federatës Ruse për pranimin e shtetasve të huaj, sipas kuotave të caktuara, në portalin https://education-in-russia.com.
Drejtojmë vëmendjen e aplikantëve, studentëve të huaj dhe bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit se duhet të drejtohen te misionet diplomatike ruse në territorin e vendit, shtetas, rezidentë të të cilit janë.

Për marrjen e rezultateve të përzgjedhjes mund të drejtoheni te misionet diplomatike ruse.