Aktualitet

Dosja ‘Partizani’/ Prokurori Arben Kraja kërkon të nxjerrë jashtë seance avokatin e Berishës

Gjatë seancës për njohjen me masën e sigurisë ndaj Jamarber Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, ka pasur dhe debate mes ish kreut të spak Arben Kraja dhe Avoktatit Genc Gjokutaj.

Burime mediatike nga brënda seancës bëjnë me dije se prokurori Kraja e ka pyetur avokatin në çfarë cilësie ishte dhe çfarë përfaqsonte. Gjokutaj i është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës.

Por në këtë moment Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj shtetasit Sali Berisha, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit.

Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK që po hetojnë dosjen “Partizani” se kanë marrë urdhra nga Edi Rama për të kryer arrestime politike ndaj familjes Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

TRENDING

Exit mobile version