Connect with us

Aktualitet

Dosja ‘Plumbi i Artë/ Të implikuar prokurorë dhe gjyqtarë

Published

on

Festim Qoli pretendon se kishte paguar 200 mijë euro për të mbyllur pa autor dosjen e vrasjes së Elvis Dedës në 2012, çështja u mbyll nga Prokuroria e Durrësit, gjyqtarja Irena Plaku vendim në krah të avokatit Alban Bengasi gjatë divorcit me Blerta Bengasin, i la fëmijët në kujdestari

Dosja e SPAK për aktivitetin e 8 grupeve kriminale në Shqipëri, me bashkëpunëtorë të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, përpos të tjerave, nxjerrë në pah edhe implikimin e segmenteve të drejtësisë. Rasti më flagrant dhe i përmasave të rënda konsiston në mbylljen e dosjes pa autor për vrasjen e 36-vjeçarit Elvis Deda në vitin 2012, në Durrës, nga Prokuroria e Durrësit, në një kohë kur mamaja e tij, Fatmira Deda, denonconte Festim Qolin si vrasësin e djalit të saj.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pikërisht këmbëngulja Fatmira Dedes për të kërkuar drejtësi për të birin, ka shqetësuar dhe nervozuar biznesmenin, Festim Qoli, i cili kishte ofruar 40 mijë euro Dumanit për të vrarë 60-vjeçaren Fatmira Deda. Dumani thotë se kishte kontraktuar Talo Çelën për vrasjen e Fatmirës për 30 mijë euro. Dhe Çela nuk mendohet dy herë, duke vrarë Fatmira Dedën në mënyrë makabre, një nga krimet më të rënda të dosjes me 32 të akuzuar.

Në rrëfimin e tij, Dumani tregon se ka qenë në palestrën e Festimit, kur ky i fundit ka treguar se i ka dhënë 200 mijë euro njerëzve të drejtësisë, për të mbyllur çështjen e vrasjes së Elvis Dedes, të cilit i kishte para borxh. Dosja është mbyllur pa autor nga një prokuror në Prokurorinë e Durrësit, ku paratë e vrasësit kanë dominuar mbi përpjekjet e Fatmira Dedes për drejtësi. Të implikuar mund të jetë edhe oficerë të policisë gjyqësore dhe gjyqtarë, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit.

Gjatë rrëfimit të krimeve të porositura, Nuredin Dumani tregon se ishte avokati Alban Bengasi ishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë gruan e tij, Blerta Bengasi, për të cilën dyshonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Avokati i njohur kërkonte vrasjen e bashkëshortes, me të cilën ishte në proces divorci, pasi ishte i pakënaqur nga dhunimi i saj, me porosi të tij, në 30 janar 2020, në Rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë. Dhunimin e Blerta Bengasi ia kishte kërkuar Festim Qoli kundrejt pagesës  Nuredin Dumanit, pasi donte ta bënte si nder ndaj avokatit Alban Bengasi. Avokati kishte kërkuar me patjetër që Blertës t’i thyenin dorën ose këmbën. Dumani refuzon vrasjen pasi i ishin dukur pak 120 mijë euro.

Gjatë rrugës, Festim Qoli i kishte kërkuar që të merrte përsipër vrasjen Blerta Bengasi, pasi bashkëshorti i saj avokat i duhej, sepse kishte lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë.

Blerta Bengasi dhe Alban Bengasi ishin në proces divorci. Çuditërisht, gjykata vendosi që kujdestarinë e dy fëmijëve 7 dhe 18 vjeç t’i kalonte të atit, pra avokatit, edhe pse Blerta Bengasi, si nënë, i plotësonte të gjitha kushte ligjore. Vendimin e ka marrë gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku. Në një denoncim për mediat, Blerta Bengasi hedh dyshime për ndikim të avokatit tek gjyqtarja. Megjithatë, sipas vendimit, Blerta duhet t’i takonte fëmijët çdo të martë, vendim i cili, sipas Blertës, nuk u lejua që të zbatohej nga avokati.

Aktualitet

Tiranë-Durrës, rritet sërish çmimi i biletës

Published

on

By

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. NTV.AL  mëson se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë.

Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin turistik të verës është edhe më i lartë.

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.

Në kuadër të masave të marra në Paketën e Rezistencës Sociale, qeveria vendosi 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Continue Reading

Aktualitet

Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë

Published

on

By

TIRANË- Rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë publikuar. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.16%, ndërsa nota mesatare është 7.52. KËTU mund të shihni notën tuaj.

Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë, reagon Ministria e Arsimit: Nuk pati gabime shkencore! Testi u hartua sipas niveleve të vështirësisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar për kundërshtimet që kanë pasur matureantët për testin e biologjisë duke i dhënë dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura. Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.

Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Sipas saj, nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

“Të dashur maturantë,

Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.Jam  shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!” – tha Kushi.

Continue Reading

Aktualitet

EDICIONI I LAJMEVE DATA 25.06.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT DATA 26.06.2022

Published

on

By

Continue Reading

Aktualitet

KEMBIMI VALUTOR DATA 26.06.2022 NTV.AL

Published

on

By

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING