Aktualitet
Dosja SPAK/ Si i vendosi Dumani eksploziv banesës së mikut të tij

Të tjera ngjarje të rënda kriminale pasqyrohen në dosjen e SPAK, që çoi në arrestimin e 18 personave.
Në dosje trajtohet edhe shpërthimi me eksploziv në banesën e Talo Çelës. Ngjarja në fjalë ndodhi në datën 5 nëntor të 2020-ës në fshatin Katund i Ri.
HETIMI I SPAK
Lidhur me këtë çështje ka folur i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili qëndron sot pas hekurave nën akuzën për disa vrasje me pagesë dhe ngjarje të tjetra kriminale.
“……Një ngjarje tjetër për të cilën dua të jap shpjegime është rasti kur i kam vënë eksploziv shtëpisë së Talo Çelës. Këtë ngjarje e kam organizuar unë për llogari të Arjan Spahisë. Fillimisht kam siguruar një sasi lënde plasëse prej rreth 5 kg. Lëndën plasëse nuk jam i sigurtë se ku e kam gjetur, por di se e kam blerë. Lëndën plasëse e kam marrë të përgatitur me sa mbaj mend tek kushëriri i Elio Bitrit për të cilin kam dhënë shpjegime më lart. Pasi sigurova lëndën plasëse kam biseduar me Henrik Hoxhajn (Riku) të cilit i kam ofruar 15.000 Euro që të bënte vendosjen e eksplozivit. Riku pranoi dhe di që e ka kryer vendosjen e eksplozivit së bashku me nipçen….Faktikisht nga shpërthimi nuk u shemb e gjithë shtëpia. Riku me ka thënë se e kishte ngjitur eksplozivin në dy kollona të banesës së Talo Çelës. Në kohën që është vënë eksplozivi unë isha në Kosovë dhe me Rikun komunikoja në telefon me aplikacionin Sky. Për këtë ngjarje unë i kam dhënë Rikut shumën prej 15.000 Euro. Pagesën ma ka dhënë Arjan Spahiu i cili më dha 20.000 Euro dhe gjithë shumën unë ja dhashë Rikut. Riku më ka thënë se paratë i ka marrë nga i njëjti person që i kishte marrë edhe në rastin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Unë u nxeha me Rikun duke i kërkuar llogari se përse nuk e kishte kryer punën tamam dhe ai e pranoi gabimin”.
Në kërkesë prokuroria arsyeton se: Në lidhje me këtë fakt penal mbajnë përgjegjësi penale shtetasit Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi si dhe kushëriri i shtetasit Elio Bitri i identifikuar si Florenc Çekrezi, të cilët kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shkatërrim i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Aktualitet
60% e shqiptarëve s’bëjnë dot 1 javë pushime

Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta. Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon.
Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.
Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 % e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.
Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18% të popullsisë së Shqipërisë (nga 14% në 2020).
Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.
Vetëm 10% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.
Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91% të të anketuarve.
58% e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39% të cilët e kanë të pamundur.
Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29% të qytetarëve, ndërsa 23% nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.
21% kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18% i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34% të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64% nuk e konsideronin është problem.
Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13% e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12% nuk mund të përballonin furnizimet bazë. pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.
Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79%) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.
Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87% të popullsisë, ndërsa 12% e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39% e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.
Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19% nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.
83% mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88%) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit. Ngjashëm me fqinjët e saj, 44% e serbëve ka vështirësi me pushimet./MONITOR
Aktualitet
DEA amerikane vjen në Shqipëri, luftë ndaj…

Hapja e filialit të DEA-s në Shqipëri, fokus lufta ndaj trafikut të kokainës.
NTV.AL mëson se zyra e DEA-s në Shqipëri do të jetë në lidhje me zyrën qendrore në Athinë.
Në 6 muajt e parë të 2022 DEA informacion policisë shqiptare për 4 operacione. Zyrtarët e DEA-s do jenë bashkë me policinë shqiptare në kontrolle në të gjitha pikat kufitare
Lajmi ne perditesim
Aktualitet
Tiranë-Durrës, rritet sërish çmimi i biletës

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. NTV.AL mëson se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.
Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë.
Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin turistik të verës është edhe më i lartë.
Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin.
Në kuadër të masave të marra në Paketën e Rezistencës Sociale, qeveria vendosi 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.
Aktualitet
Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë

TIRANË- Rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë publikuar. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Maturantët kundërshtojnë tezën e biologjisë, reagon Ministria e Arsimit: Nuk pati gabime shkencore! Testi u hartua sipas niveleve të vështirësisë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar për kundërshtimet që kanë pasur matureantët për testin e biologjisë duke i dhënë dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura. Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.
Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Sipas saj, nuk pati gabime shkencore ndërsa thotë se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.
“Të dashur maturantë,
Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.
Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.
Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!” – tha Kushi.
Aktualitet
EDICIONI I LAJMEVE DATA 25.06.2022
-
Lifestyle19 hours ago
Ushqimi më i dëmshëm për gjëndrën tiroide
-
Aktualitet20 hours ago
Sherr për shezlongët, plagoset rëndë pronari
-
Sociale22 hours ago
E rrezikshme për shëndetin, kimikati që sillet nga Kosova
-
Lifestyle23 hours ago
Monedhë në frigorifer, ja arsyeja
-
Bota19 hours ago
Alarmante, Britania: Bota rrezikohet nga ‘Sëmundja X’
-
Bota24 hours ago
Kryebashkiakët e Berlinit, Vjenës e Madridit, pre e mashtrimit
-
Bota23 hours ago
Pamje tmerruese, grumbuj kufomash në Marok-Spanjë
-
Kronike19 hours ago
Zjarr në një magazinë, rrezikohen banesat