Kosova

Dosja ‘Thaçi e të tjerë’ gati për gjykim

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, bëri me dije se do të pyesë mbrojtjen dhe prokurorinë, nëse parashikojnë të hasin ndonjë vështirësi në çështjen “Thaçi e të tjerët”, nëse jo, atëherë ai do t’ia kalojë çështjen trupit gjykues, para fundit të këtij viti, në mënyrë që të fillojë procesi gjyqësor.

Më 4 nëntor në Hagë do të mbahet seanca përgatitore e radhës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Gjithashtu, i thirrur nga Prokuroria Speciale, ka udhëtuar drejt Hagës një tjetër komandant i UÇK-së nga rajoni i Prizrenit, Sadik Halitjaha. Ish-eprori i UÇK-së, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistë edhe para dy vitesh.

TRENDING

Exit mobile version