Connect with us

Politike

Dosja ‘VILA’…Pasuria e 4 të përfolurve si pronarë të saj

Published

on

Nga Adriatik Doci

Një vilë në Gjirin e Lalzit, me vlerë të pretenduar 760 mijë euro, është kthyer në ‘mollë sherri’ në kampin e opozitës, e cila është ndarë në tre grupe kundërshtare. Deri më sot nuk ka asnjë provë për pronarin formal apo real të vilës së denoncuar nga Gazment Bardhi, por vetëm emra të përfolur dhe të dyshuar. Rrethi të përfolurve si pronarë të mundshëm të vilës është ngushtuar tek Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj. Katër të përfolurit nuk kanë pranuar lidhjen me vilën.

DEKLARIMET E PASURISE

Flamur Noka

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 190 m2, me vlerë 151 mijë euro, si dhe dy garazhe me vlerë 24 mijë euro. Si burim Noka deklaron shitjen e një apartamenti të përfituar me kredi të butë nga shteti si i pastrehë. Noka deklaron edhe një makinë me vlerë 40 mijë euro, si dhe një llogari bankare 5 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD. Bashkëshortja Eva Noka, e cila punon në Universitetin e Tiranës me një pagë 82 mijë lekë në muaj, deklaron blerjen e një makinë me vlerë 600 mijë lekë, me kursime. Të ardhurat e Nokës janë paga e tij si deputet dhe paga e bashkëshortes.

Tritan Shehu
Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron 8 pasuri të paluajtshme nga Gjirokastra deri në Tiranë. Në deklaratën e pasurisë së shtatorit 2021, para se të merrte mandatin e deputetit, Tritan Shehu deklaroi ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në ‘Guest House’ ose bujtinë. Shehu deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2. Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMW X5. Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.

Bujar Leskaj
Deputeti i PD-së Bujar Leskaj, ish kryetar i KLSH-së, deklaron se është pronar i 62.5 % të një apartamenti 60 m2 në Vlorë, privatizuar në vitin 1993. Truall 332 m2 dhe një godinë 3 kate të vjetër në Vlorë, me vlerë 125 mijë euro, të cilën e ka dhënë pa shpërblim për t’u përdorur për muze. Leskaj ka shitur një apartament në Tiranë me sipërfaqe 115 m2, ku vlera mbetet e shitjes duket e paqartë, pasi deklaron vetëm 24 mijë euro të mbetur në llogarinë e shitjes.
Bashkëshortja Silvana Leskaj deklaron apartament 160 m2 dhe 25 m2 ballkon në Tiranë, dhuruar nga prindërit asaj dhe i vëllai. Deklaron porositjen e një apartament për sipërfaqe ndërtimore 356 m2, në bashkëpronësi me nënën e saj, me vlerë 53 mijë euro, me burim kursime ndër vite.
Deklaron gjithashtu një truall 500 m2 në Tragjas të Vlorës, trashëguar nga prindërit dhe gjyshërit. Mbi këtë truall është ndërtuar një godinë me 4 kate, me sipërfaqe totale 580 m2, ndërtuar në vitet 1990-2000. Këtë pasuri e ka në bashkëpronësi me vëllain. Si vlerë deklarohen vetëm shpenzimet e legalizimit.
Silvana Leskaj deklaron edhe një makinë Opel Zafira, blerë për 19 mijë euro në vitin 2004, me burim kursime familjare. Zonja Leskaj deklaron disa llogari bankare, me të cilave 4.8 mijë euro, 1.5 milionë lekë etj, ndërsa një llogari bankare rreth 14 mijë USD deklarohet në emrin e së bijës.

Edmond Spaho
Deputeti Edmond Spaho, i cili ka mohuar që të ketë lidhje me vilën në Gjirin e Lalzit, deklaron një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 83 m2, blerë në vitin 1999 për 1.7 milionë lekë, me kredi si i pastrehë nga Enti i Banesave. Spaho deklaron një shtesë kati në 2001 71 m2, me vlerë 600 mijë lekë. Spaho deklaron blerjen e një apartamenti në vitin 2012, me sipërfaqe 102 m2, me vlerë rreth 80 mijë euro, me këste. Deklaron depozita 24.5 mijë euro, 10 mijë euro, 2.5 mijë euro, 2 milionë lekë ose rreth 20 mijë USD dhe obligacione rreth 60 mijë USD. Spaho deklaron edhe dy makina, një Mitsubishi Pajero 23.5 mijë euro dhe një Opel 11.5 mijë euro. Bashkëshortja e deputetit Spaho, Elga Spaho, deklaron një shtëpi 62 m2 në bashkëpronësi me motrën, me vlerë 3 milionë lekë, si dhe një shtëpi në Golem, me sipërfaqe 72 m2 në një truall 233 m2, me vlerë 3 milionë lekë, si dhe një depozitë 4 milionë lekë ose rreth 40 mijë USD.

Shënim i redaksisë

Nese zoti Gaz Bardhi, ka prova se vila e shumeperfolur i perket njerit prej emrave te lartepermendur, kujtojme se keta zoterinj kane qene apo dhe jane deputet te PD, ne kryesine apo Keshillin Kombetar te kesaj partie, dhe ku me mire se ne forumet e saj zoti Bardhi mund te bente denoncimin e pare e me pas ne organet e drejtesise. Ne te kundert, ‘bomba’ e tij rezulton nga ato mesimoret qe bejne vetem TYM per KONSUM POLITIK

Minute pas minute

Vila në Lalz e cila sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi vjen nga radhët e grupit të Berishës, vijon të ngjallë debate brenda selisë blu. I ftuar në nje emision, Bardhi hezitoi të thotë emra, por theksoi se sipas tij pronari i vilës rri me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit.

“S’kemi pse etiketojmë çdokënd  si i shitur dhe i blerë. Demokratët ta shohin kush rri me Olsi Ramën. Ju e dini që unë skam bërë kurrë asnjë akuzë që s’e kam provuar. Ky është diskutim që nëse do duhet të bëhet të bëhet në ambientet e partisë demokratike. Kush do të vijë atje dhe ta pranojë. Çoni një kamera atje dhe pyesni banorët se kush banon në këtë vilë. I njëjti që ka këtë vilë rri me Olsi Ramën, nga mëngjesi deri në darkë. Ju mund të vërtetoni se kush është poseduesi i kësaj vile. Kjo s’është çështje emrash. Ka dhe të tjerë po nuk është ky thelbi i diskutimit”.

Ai mohoi edhe akuzat e Rithemelimit se selia e PD ishte në borxhe, duke thënë se i kanë paguar të gjitha. Madje Bardhi theksoi se pa firmën e tij dhe të administratorëve të tjerë të selisë blu, grupi i Berishës nuk mund të paguajë asgjë, as ujë e drita për selinë blu.

“Kam thënë se ata që administrojnë selinë e PD nuk paguajnë dot as ujë e drita dhe as prangat e administratës pa firmën e administruesve. Sekretari i përgjithshëm, kryetari… Nuk janë paguar. Kam paguar rregullisht çdo detyrim financiar që ka pasur PD. Nëse ke pa paguar dritat që nga 2015 sot selia do kishte 4 ose 5 vite pa drite. Janë shashka kush thotë se ne s’i kemi paguar. Ata që e administrojnë sot selinë janë në pamundësi për të paguar administratën”.

Politike

Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, çfarë pritet të ndodhë?

Published

on

By

Ashtu siç edhe pritej duke parë zhvillimet e fundit politike gjatë javës që lamë pas, ka qenë edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës, pa asnjë emër.

Edhe në seancën plenare të ditës së sotme, mbledhja e parlamentit ka zgjatur vetëm 3 minuta, duke u djegur në këtë mënyrë edhe raundi i dytë për zgjedhjet e Presidentit të ri të Republikës.

Javën e kaluar takimin mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Enkelejd Alibeaj, të cilët u duku sikur arritën një takim në takimin e kryetarëve të ditëve të ngjajshme, ku ju la të drejtën e njerëzve që në raundin. e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president.

Por kjo ditë nuk zgjat më shumë se 24 orë, pasi e premton PD-në dhe tërhoq nga marrëveshja, pasi sipas saj PS duhet të zgjedhë një nga kandidatët që bëjnë të propozojë PD, ndërsa Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante. vetëm firmat e o vendosurs.

Ndërkohë që sipas saj është bërë edhe nga Balla në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit, mazhoranca do ta lërë përsëri në dorë të vendimeve të emrit, më pas do të votojë vetëm në raundin e katër.

parashikon Kushtetuta për çfarë zgjedhjen e Presidentit

Duke ju referuar ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2008-të, parashikohet që në vitin 2008-të, parashikohet që në vitin 2008 e para Presidentit të republikës të zgjidhet me jo më pak se 84 vota, në mënyrë që të prodhojë një president konsensual, që ndërkohë në raundin e katërt dhe të pestë të zgjidhet me 71 vota.

Duka pjesë e ndryshimeve aktuale politike, është e qartë se do të flitet për një emër të ri të republikës në raundin e katërt Presidentit, i cili nuk është ende i vendosur se kur do të jetë në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërkohë që pritet që raundi i tretë të tretë në 30 maj.

Continue Reading

Politike

‘Një i vdekur në krahë’, Rama replika të forta ndaj Leskajt

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer kundër deputetit të PD-së, Bujar Leskajt.

Ai tha se ka në krah ka një të vdekur, duke shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Po të jetë puna për mua, për ne, ti duhesh dekoruar, bashkë me ata që e mbajnë atë flamur. Por meqë del këtu dhe bën atdhetarin, ajo është me pasoja të jashtëzakonshme, jo vetëm për PD, por për të gjithë shoqërinë tonë. Kjo teoria e antikomunizmit, është tallje dhe farsë. Minimumi ai zotëria që iku, duhet të kujtohet se në këtë sallë, vetëm një nga qenë sekretar i Enver Hoxhës, i Partisë Komuniste, ku ti dhe i vdekur e do, se s’të ndahet shpirti nga ai. Ça poezie më reciton mua ti. mban të vdekurin në krah, s’të vjen zor. Ty do të ndjekë këmba këmbës hija e atyre të vdekurve. Je një hipokrit. Do ngrihesha unë ata që kanë vdekur dhe Leskan, se na i kujton dhe shyqyr që e kemi gjallë.”, tha Rama.
Continue Reading

Politike

Spaho debat me Ramën: Atë që luftonte imperializmin e ke pasur në shtëpi

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho teksa po fliste për marrëveshjen për parkun e Butrintit, u kap me kryeministrin Rama. Pasi la foltoren, demokrati iu drejtua vendit të tij, ndërsa në distancë replikoi me Ramën.

Spaho dëgjohet teksa i ka kërkuar Ramës që të heshtë.

“Atë që luftonte imperializmi e ke pasur në shtëpi. Ai të ka edukuar. Mos fol! Qepe! Mbylle”, dëgjohet Spaho. Ndërkohë kryeministri Rama ia ka bërë me dorë që të ulet.

Continue Reading

Politike

‘Parodi’/ Tabaku–Ramës: Mbron çdo gjë të korruptuar

Published

on

By

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit mbron çdo gjë që ka lidhje me korrupsionin.

Tabaku ka kërkuar që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për investimet strategjike për të parë lidhjet që kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.

Tabaku: Problem kanë më të shkuarën në këtë parlament. Unë flas për të ardhmen këta flasin për të shkuarën.  Si ka mundësi që çdo që është e korruptuar del e mbron. Nuk kam problem asnjë gjë me të bukurën se gjithë po kënaqemi me shfaqjet në teatrin kombëtar. Kjo është parodi. Foli për çdo gjë por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije Komisionin e Posaçëm për investimet strategjike, mos e pengo dhe aty do shohësh se çfarë lidhjesh kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.

Continue Reading

Politike

Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin, nuk dinë kujt t’i shkojnë nga mbrapa…

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka pasur debate me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit e ka akuzuar për faktin se përse qeveria nuk ka bërë Stadiumin ‘Qemal Stafa’ dhe Teatrin siç ishte për të mos humbur identitetin. Përgjigja e Ramës erdhi duke ia kujtuar situiatën e brendshme në PD.

“Pse s’u rindërtua Teatri, stadiumi, siç ishte”, tha Tabaku.

“Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Ëembly-n sic ishte, ju s’po bëni dot PD siç ishte, dhe s’keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, s’do bëni dot. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve dhe turp t’i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh.”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING