Politike

Draft-statuti i propozuar nga Rama, Topi: Nuk ka transparencë

Në emisionin “Frontline” ish-presidenti Bamir Topi, foli për situatën në veri të Kosovës, dhe situata politike në vend.

I ndalur tek situata politike në Shqipëri, Bamir Topi u shpreh, modeli që politika po injekton është një mjerim shumë i madh.

Sot u shpreh ai shohim se duhet të jesh patronazhist dhe në këtë rruga drejt suksesit është më e thjeshtë.

“Sa më shumë shtohen njerëzit që shkojnë në drejtësi, aq më shumë forcohet pushteti, kjo për shkak se jemi në terren shqiptar. Sot stereopi i njeriut të suksesshëm, nuk ke nevojë të kesh shkollë që të jesh milioner. Ke modelin tjetër, intelektuali që ka shkollë, tituj, ka një çantë në dorë, e sheh si një njeri të vetmuar me një pension mizerabël dhe problemi është i modelit. Ky është modeli që transplantohet në politikë, ata kanë kuptuar futur në një parti politike, bëhu patronazhist dhe duhet të jesh shumë i nevojshëm për pushtetin e shefit dhe shefi është shumë i dashur për ty. Dikush është me shumë pushtet, pjesa tjetër është në mëshirën e fatit. Njeriu duhet të shohë në perspektivë. Kur të rinjtë shohin që njerëzit e fuqishëm të administratës, me një veshje , rrinë në grup, dominojnë disa lokale të rëndësishme në bregdet, rrinë kudo dhe ke pjesën tjetër pastaj. Tani çfarë modeli do të marrin, atë të atij fuqishmit. Ky është mjerimi i madh që politika po injekton në shoqëri. Kjo është historia dhe pas 15 vitesh shihet rezultati. Institucionet janë tronditur shumë”, tha ai.

I ndalur tek qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, Bamir Topi u shpreh se draft-propozimi i kryeministrit duhet të jetë transparent.

“Nuk ka transparencë në Komisionet e Politikës së Jashtme. Është detyrim Kushtetues. Nuk e di sa konsultohet me Presidentin sepse duhet ta thonë ata. Kjo është një histori që nuk mund të personalizohet dhe të tjerë e kanë pranuar, punë për ta”, u shpreh Bamir Topi.

Gjithashtu theksoi se asnjëherë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk kanë qenë kaq ‘të ftohta’, sa tani, një situata kjo shumë shqetësuese.

TRENDING

Exit mobile version