NTV
No Result
View All Result
15/04/2021 , 12:25
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
15/04/2021 , 12:25
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Drama Covid-19 në industrinë e turizmit! Agjencitë rrezikojnë falimentin, ç’pritet në verën 2021?

by Kasaj
28/02/2021 , 13:07
Drama Covid-19 në industrinë e turizmit! Agjencitë rrezikojnë falimentin, ç’pritet në verën 2021?
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Industria e turizmit ishte ndër të parat që u godit nga kriza për shkak të pademisë Covid-19.

Agjencitë turistike ndalën të parat aktivitetin e tyre pas përhapjes së rasteve me Covid-19 dhe me shumë gjasa do t’i rikthehen të fundit normalitetit.

Për shkak të Covid-19, tregu i agjencive turistike u përball me falimentime masive në rastin më të keq, si dhe largime nga puna në rastin më të mirë.

Agjencitë kanë ngelur në mëshirë të fatit, teksa përpiqen për mbijetesë në një kohë kaq të vështirë. Vëmendja është fokusuar tek vera dhe destinacionet alternative që mund të shfrytëzohen në vitin 2021.

Çfarë vendesh kthyen në trend shqiptarët?

Për shkak të kufizimeve me Europën dhe shumë vende të tjera, shqiptarët kanë kthyer këto kohë në trend pushimesh vende si Turqia, Dubai e Egjipti, ndërsa brenda vendit, interesi më i madh ishte për Korçën, Pogradecin dhe veriun e vendit.

Megjithatë, shifrat në rritje të infektimeve, mundësitë për kufizime të reja dhe zgjedhjet e prillit e bëjnë të paqartë panoramën për sektorin e turizmit në vazhdim.

Sipas Agim Mehmetit, administrator i agjencisë turistike “Albtours”, sezoni i verës në kohë normale zë 65% të volumeve të shitjeve nëpër agjenci.

Nëse do të kryhet vetëm 50% e këtij volumi për shkak të pandemisë, Mehmeti pohon se kjo do t’i shërbejë tregut të qëndrojë mbi ujë këtë vit.  Sytë e të gjithëve janë tek sezoni veror.

Biznesi është pesimist në parashikime, duke u mjaftuar vetëm me shpresën se edhe në vitin 2021 do të mbijetojë, ndërkohë që pandemia Covid-19 duket si një fund pa fund.

Nëse i bëjmë një përmbledhje vitit 2020 për tregun e agjencive turistike, mund të themi se janë rreth 1300 agjenci të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Një vit më pas, një pjesë e tyre kanë mbyllur NIPT-et, një pjesë tjetër kanë lënë zyrat por nuk kanë mbyllur aktivitetin, duke u munduar t’i shërbejnë klientëve nga shtëpia. Agjencitë që kanë pak më shumë punë, kanë zgjedhur strategji mikse të ndryshme, për të përballuar situatën, si ulja e kostove. Pjesa më e madhe kanë bërë shkurtime dhe ato kanë kapur marzhin mes 30-50%, në varësi të agjencisë. Një nga humbjet më të mëdha në këtë situatë janë burimet njerëzore.

Pandemia ka shkaktuar një dramë në industrinë e turizmit dhe askush s’po e ndihmon këtë sektor të ngrejë kokë e të rimëkëmbet!

Tags: Covidkryesorepapunsiaturizmi

Related Posts

VIDEO/ Rama inspekton punën në tunelin e “Rrugës së Arbrit” dhe takon të riun demokrat. Ja mesazhi thumbues që ka për simpatizantët e opozitës
Aktualitet

VIDEO/ Rama inspekton punën në tunelin e “Rrugës së Arbrit” dhe takon të riun demokrat. Ja mesazhi thumbues që ka për simpatizantët e opozitës

14/04/2021 , 11:47
Vaksinimi në vend, Manastirliu: 200 mijë gjyshe dhe gjyshër të mbrojtur deri tani
Aktualitet

Vaksinimi në vend, Manastirliu: 200 mijë gjyshe dhe gjyshër të mbrojtur deri tani

14/04/2021 , 10:20
234 raste të reja me Covid-19, MSH: “5 persona humbën jetën dhe u shëruan 634 të tjerë”
Aktualitet

234 raste të reja me Covid-19, MSH: “5 persona humbën jetën dhe u shëruan 634 të tjerë”

13/04/2021 , 19:04

Recent Posts

  • Draghi dhe Merkel ‘i shkelin syrin’ vaksinës ‘Sputnik’! Akull i pashkrirë mes Italisë, Gjermanisë dhe Joe Biden
  • Ju pëlqeu karantina? NASA po kërkon vullnetarë për ‘pushime’ shumë të veçanta
  • Bashkëpunim në qeveri? Rama i përgjigjet Bashës: Gati të shkoj përtej të gjitha ndasive, por kreu i PD nuk është lider, vetëm udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit
  • Kreu i KQZ sqaron vendimin: Shpallja e rezultatit në orën 08:00 të 26 prillit do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë
  • Skuqja në këmbë, studimi tregon se është simptomë e Covid që ndikon në enët e gjakut

Kategorite

  • Aktualitet (2,251)
  • Bota (2,728)
  • DOSSIER (70)
  • Ekonomi (273)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (166)
  • Kembimi valutor (29)
  • Kosove (393)
  • Kronike (1,067)
  • kryesore (4)
  • Kulture (59)
  • Kuriozitete (3)
  • LAJMI I FUNDIT (153)
  • Lifestyle (777)
  • MEMORIE (37)
  • Moti (156)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (2,148)
  • Politike (1,611)
  • Rajon (219)
  • REAGIM (146)
  • Shendeti (515)
  • Shkrime (18)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (101)
  • Sport (653)
  • Videonews (390)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!