Rajon

Drashkoviç kap MAT, konsullin rus në Beograd, pasqyra e zgjebes

“Janë disa gjëra në të cilat nuk mund të ndikojnë as njëqind Albin Kurti. Qëllimi ynë duhet të jetë të zhdukim çdo kufi mes Serbisë dhe Kosovës, vijën administrative, quani si të doni, thjesht të hipim në një makinë nga Beogradi, si në kohën e ish Jugosllavisë, dhe të shkojmë lirshëm ku të duam në Kosovë apo kudo gjetkë. Nëse shqiptarët dhe serbët duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, këto janë rregullat” – Kështu tha një nga shkrimtarët dhe politikanët më të rëndësishëm serb, Vuk Drashkoviç

në një intervistë të bazuar në romanin e tij “Konsulli rus” i vitit 1988, mbi të cilin dhe së fundmi është xhiruar një film që po mbush këto ditë sallat e kinemasë në Serbi. Ai posaçërisht ne intervistë theksoi urtësinë, e cila është e nevojshme për serbët në Kosovë, në një situatë në të cilën ata kanë një kohë të gjatë duke vuajtur presione të mëdha.

“Gjëja më e rëndësishme për serbët në Kosovë është të thonë, o Zot, na jep mençurinë dhe forcën për të ndryshuar gjithçka që mund të ndryshojmë, për të duruar atë që nuk mund ta ndryshojmë dhe mençurinë për ti dalluar të dyja. Gjatë Jugosllavisë shqiptarët ishin pakicë kombëtare, në Kosovë ishin pakicë kombëtare brenda Serbisë. Ata politikisht janë njerëz shumë të mençur dhe më kujtohet se në atë kohë ata shpesh theksonin një slogan që tingëllonte bukur dhe pranohej nga veshët e botes demokratike. Pozita e pakicës, çdo pakicë, në çdo vend, është pasqyra e shumicës. Tani për shkak të rrethanave, ata janë shumicë në Kosovë, kurse serbët janë pakicë. Dhe unë mendoj se Albin Kurti dhe të gjithë liderët shqiptarë duhet ta kujtojnë atë slogan dhe t’i thonë vetes se pozita e popullit serb në Kosovë është pasqyra e tyre, nëse serbët diskriminohen, nëse nuk kanë të drejtat që duhet të kenë, atëherë ajo fytyrë në pasqyrë është plot zgjebe, inekzistente, çnjerëzore. Në historinë e popullit shqiptar është folur shumë për moralin. Sigurisht, ka patur momente të ndritshme në marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe që me fajin e të dyve, disi u mbulua” – deklaroi Drashković duke theksuar qe beson se marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve mund të përmirësohen ndjeshëm.

“Kam folur për tre orë rresht në Jeruzalem me ish kryeministrin Shimon Peresin, ai ka vdekur një vit më parë dhe kemi folur gjatë për shqiptarët, serbët, palestinezët, hebrenjtë dhe ai më tha – konflikti ynë me palestinezët nuk do të përfundojë kurrë, sepse ne jemi bijë nga i njëjti baba. Kemi problem disa dallime të vogla, por që janë të pazgjidhshme. Ai më tha gjithashtu, të jeni të lumtur që nuk e keni atë problemin e dallimeve të vogla, por të ngjashmërive të njejta me shqiptarët. Dhe kur gjërat të sillen në rregullat evropiane, kur të jeni të gjithë në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë do të jenë më të mira se sa ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë” – tha Drashkoviç.

TRENDING

Exit mobile version