04/06/2021 , 15:33

Drejt evropianit me mungesa/ Ekipet kryesore kanë disa lojtarë të dëmtuar

Kur numërimi mbrapsht drejt “Euro 2020” po shkon drejt fundit, Anglia është në emergjencë për shkak të dëmtimeve.

Pasi humbi Trent-Alexander Arnold, që është larguar nga grumbullimi i “Tre Luanëve” për shkak të një dëmtimi, trajneri Gareth Southgate ka frikë se do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire.
Kapiteni i Liverpoolit me siguri do të humbasë ndeshjen e parë të Anglisë në Evropian; atë me Kroacinë që do të luhet të dielën në Wembley për të kuruar një problem në aduktorë që e përndjek futbollistin prej muajsh.Southgate shpresonte që ta kishte Henderson në dispozicion gjatë turneut, por duket se shanset që ai të riaftësohet plotësisht janë minimalet. E njëjta histori edhe për mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire. Dëmtimi në kavilje i këtij të fundit jo vetëm që nuk është kaluar ende, por ekzaminimet e fundit kanë evidentuar komplikacione të cilat rrezikojnë të lënë jashë Maguire jashtë fushave të lojës për disa javë

Edhe Belgjika është në ankth duke qenë se Kevin De Bruyne është ende duke u kuruar për frakturat e pësuara në fytyrë në përplasjen me Rudiger në finalen e Ligës së Kampioneve. De Bruyne është thuajse i sigurt që nuk do të jetë në ndeshjen e parë të Belgjikës ndaj Rusisë në 12 qershor, por objektivi i Red Devils është që ta rikuperojnë atë për sfidën e dytë në Grup me Danimarkën

Dyshime ka edhe te Franca, që kanë të bëjnë me Lucas Hernansez. Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut u zëvendësua në pushimin e ndeshjes miqësore me Uellsin për shkak të një goditjeje të pësuar në gju. As Italia nuk gjen paqe me dëmtimet.

Roberto Mancini humbi shërbimin e mesfushorit Stefano Sensi që shfaqi problem muskular në aduktorë në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Çekinë. Futbollisti i Interit lë përfundimisht grumbullimin e Të Kaltërve për Euro 2020 duke u zëvendësuar nga Pessina.TopChanel/

Related Posts

Kategorite

BIoscalin