Kronike

Droga në Berat, jepet vendimi për 11 të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka vendosur sot të lërë në burg 11 të arrestuarit pas zbulimit të serave me kanabis në Dimal.

Gazetarja Eneida Petova raportoi se 11 të arrestuarit kanë dalë sot në Gjykatën e Beratit për masën e sigurisë.

Prokurorja Albiona Papajani ka kërkuar arrest me burg dhe gjyqtari Pëllumb Zaimi ka vendosur të pranojë kërkesë.

Nëntë burra dhe dy gra janë arrestuar nga Policia pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Rërëz, Dimaj ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

 

 

Të arrestuarit
1- Jurgen Ujkaj
2- Bashkim Mema

3- Sidrit Bisha
4- Endrit Xheka
5- Edison Mema

6- Mirvaldo Disha
7- Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat
8- Blerim xheka
9- Samuel Lushaj
10- Drita Mema
11- Izmira Mema

TRENDING

Exit mobile version