Kosova

Droga, Radoiçiç me plantacione dhe laboratorë kanabisi

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), ka thënë se rezultatet e hetimeve kanë zbuluar se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, është personi kryesor prapa laboratorëve të kanabisit në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Në dy raste janë ngritur aktakuza, ka raportuar BIRN-i, ndërsa për rastet e tjera, hetimet janë ende në vazhdim.

Elshani ka thënë gjithashtu se shumica e grupeve kriminale kanë qenë nën kontrollin e Radoiçiçit, autor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në veri.

Megjithatë, sipas organeve të rendit dhe burimeve të BIRN-it, ndikimi i Radoiçiçit është zvogëluar jashtëzakonisht shumë pas ngjarjeve të 24 shtatorit.

Elshani ka theksuar se laboratorët në veri të Kosovës kanë rreth dy vite që janë në funksion. Madje, dy prej tyre kanë punuar në një distancë prej rreth 100 metra nga ndërtesa e gjykatës dhe policisë në Mitrovicën e Veriut.

Përderisa beteja midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ka qenë kryesisht e përqendruar në çështjen e targave, ka shkruar BIRN-i ndër të tjera, miliona euro janë investuar në pajisjen e zonave për kultivimin e kanabisit. Laboratorët e kanabisit në veri të Kosovës janë hapur veçanërisht nga bashkëpunëtorët e Radoiçiçit.

Burime të BIRN-it nga Policia e Kosovës kanë thënë gjithashtu se gjatë përgjimit dhe monitorimit të të dyshuarve në aktivitete ilegale, kanë marrë informacione se rol në sigurimin e kontrabandës të narkotikëve kanë luajtur edhe barrikadat e organizuara në dhjetor të vitit të kaluar nga serbët lokalë

TRENDING

Exit mobile version