Kronike

Drogë në makinë/ Arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kap me një kilogramë kokainë me vete. Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ishte me banim në Perugia, ai u ndalua nga Guardia di Finanzia për trafik droge. I riu u ndalua fillimisht për një kontroll teksa ishte duke udhëtuar, kokaina iu gjet në motorin e makinës. Përveç drogës, ka sekuestruar edhe të njëjtën makinë, 490 euro dhe dy celularë, njëri prej të cilëve është i “enkriptuar”, pra i padëgjueshëm. Sipas hetuesve, droga e shitur me pakicë mund të jepte rreth njëqind mijë euro.

 

TRENDING

Exit mobile version