Pinknews

Dua Lipa përkrah Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk ka hezituar asnjëherë që nëpër media të tregojë bindjet e saj politike.

Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.

“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, tha këngëtarja me origjinë nga Kosova përgjatë videos.

Vitin e kaluar, ajo kishte kundërshtuar përmes rrjeteve sociale zgjedhjen kryeministër të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, duke e quajtur një dështim të gjithë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version