Kosova

‘Duhet të jeni të qetë, unë do menaxhoj gjithçka…’Vuçiç me paranoja dhe frikë

Analisti dhe publicisti serb Dushan Janjiç, duke komentuar për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë, teksa ai ka paralajmëruar  për ditë të vështira në vazhdim, kurse në Kosovë ekziston përshtypja se SHBA-ja dhe BE-ja po tregohen të butë ndaj Serbisë, tha se: –

“Vuçiç ka dhënë disa intervista publike gjatë së cilave eshte përpjekur të  paralajmërojë kundër të ashtuquajturës, luftë hibride ndaj tij. Ky ishte interpretimi i tij, ky ishte diskutimi i tij me James O’Brien dhe të tjerë. Në thelb ajo që tha ai, ishte se dy kërkesa po vijnë nga perëndimi. E para është njohja de facto dhe de jure e pavarësisë së Kosovës, çka e interpretoi si fshirje te Serbisë nga harta. Dhe qëllimi, sipas Vuçiç, është që të sillen në pushtet të ashtuquajturat regjime properëndimore, regjime marionetash. Kjo është historia e tij. Korniza e përgjithshme është se jemi në mesin e luftës speciale kundër Serbisë dhe duhet ta mbrojmë atë… Kush do ta garantojë fitoren në atë luftë? Ky jam unë, garanton Vuçiç. Dhe në thelb ju duhet të jeni të qetë. “Unë do të menaxhoj gjithçka”…Kjo shprehje ndoshta ka funksionuar më parë, por tani nuk do të funksionojë më, sepse shumë gjëra kanë ndodhur në dy vitet e fundit dhe të gjitha kanë treguar para opinionit publik se Serbia nuk është e gatshme të menaxhojë asnjë luftë. Në fakt vendi është shumë i rrezikuar nga lidhjet mes krimit të organizuar, grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë. Madje Serbia mund të përballet me një luftë të  brendshme civile në të cilën grupet e krimit të organizuar dhe politikanët mund të pushtojnë një pjesë të territoreve në një farë mënyre. Sulmi në Banjska tregoi se kur krimi i organizuar dhe sulmet terroriste kanë mbështetje në qeveri, janë aq afër të qenit një lojë mjaft e njohur… Është skenari serb i mercenarëve të Wagnerit, ku janë të njohura lidhjet mes zyrtarëve dhe krimit të organizuar. Mendoj se Vucic është në telashe serioze, është konfuz, por dhe nuk është i lirë ti marrë vendimet vetë” – deklaroi Janjiç.

I pyetur nëse ka ndonjë shans që Serbia ta njohë Kosovën, ai theksoi: – “Kjo nuk është një pyetje miliarda dollarëshe. Është më e thjeshtë. Njohja e Kosovës, njohja formale, sipas përvojës sime personale e politike lidhur me çështjen e Kosovës, në thelb do të vijë si rezultat përfundimtar i procesit të normalizimit apo ndonjë modeli tjetër përmes dialogut.

Por dialogu nuk mund të zgjasë pa asnjë kufi. Tani jemi kaq afër këtij momentumi dhe mendoj se mundësia është, por për të qenë i sinqertë mendoj se vetëm Uashingtoni mund të marrë vendime. Në thelb, normalizimi është një projekt i mirë që po funksionon, por është edhe afatgjatë. Tani ne po përballemi me shumë elemente që thonë se paqja nuk është duke e stabilizuar Serbinë dhe na duhet një lloj mini-Dejton, sepse ne e njohim luftën, por edhe kemi nevojë për të stabilizuar paqen. Dhe në këtë kuadër, nën ndërmjetësimin e OKB duhet të merren disa vendime të rëndësishme; mbi paketën e sigurisë, garanci për Kosovën dhe Serbinë, komunikim në nivelet e sigurisë mes institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu një udhërrëfyes se si të përmbyllen çështjet e tjera. Procesi i dialogut të normalizimit duhet të përfundojë sepse tani ai është afër diskreditimit.

TRENDING

Exit mobile version