Bota

Duke bërë ‘shqiponjën’! 700 emigrantë zbarkojnë në Britani, mes tyre edhe shqiptarë

Gati 700 emigrantë kanë mbërritur ditën e djeshme në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, ku mes tyre ka pasur edhe shqiptarë. Media britanikë, Daily Mail shkruan se të paktën 16 varka mbërritën në jug të Anglisë, ndërsa kontrabandistët në bregdetin francez u përpoqën të përfitonin nga kushtet e mira të motit. Gjithsej 661 emigrantë u konfirmuan nga Zyra e Brendshme se kishin zbritur në Britani. Kjo ishte dita më e ngarkuar për autoritetet kufitare, duke thyer rekordin e 10 gushtit, kur në vend mbërritën 756 emigrantë. Gazeta shkruan se kjo është një tjetër goditje për kryeministrin britanik, Rishi Sunak, i cili ka pranuar më në fund se angazhimi i tij për të ndaluar gomonet mund të mos funksionojë plotësisht deri në zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë, janë publikuar edhe disa foto të emigrantëve që kanë mbërritur në Britani, ku një prej tyre shihet se bën shqiponjën, simbolin e flamurit shqiptar. Të tjerë bëjnë simbolin Victory, të fitores që tashmë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe. Policia dhe zyrtarët e emigracionit u panë duke kontrolluar emigrantët, përfshirë fëmijë dhe të vegjël të mbështjellë me batanije, pasi ata dolën në tokë. Më shumë se 25 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani me gomone që kur Sunak mori postin e kryeministrit. Vitin e kaluar Vitin e kaluar 45,755 emigrantë që kaluan Kanalin, një rekord krahasuar me 28,526 emigrantë në 2021.

TRENDING

Exit mobile version