Rajon

Duke pritur 8 shkurtin/ Brnabiç sulmon në pritje të rezolutës së PE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk ka të bëjë me zgjedhjet e dhjetorit, por është një formë e presionit politik shtesë që vazhdon ndaj Serbisë, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Partisë Përparimtare Serbe.

“Rezoluta është një formë presioni dhe një formë ndëshkimi për dy gjëra themelore. “Aleksandar Vuçiq insistoi dhe vendosi që Serbia të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilën na qortuan në rezolutën e Parlamentit Evropian në tetor 2023, si dhe pse po lobojmë kundër njohjes së shtetësisë së Kosovës dhe pse po lobojmë për tërheqjen e njohjes” –  tha Brnabić në Pink TV.

Ajo shtoi se për momentin shumica në Parlamentin Evropian janë ata që mbështesin kryetarin e Partisë Liri dhe Drejtësi Dragan Đilas dhe listën e tij “Serbia kundër dhunës”, “sepse me ta kanë nënshkruar në dhjetor të vitit 2022 rrugën evropiane të Kosovës si Republikë, dhe kjo duhet të përshpejtohet. Sipas tyre, është mirë që së shpejti të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian si shtet i njohur ndërkombëtarisht”.

Brbaniç u shpreh gjithashtu se sa më sipër është  nënshkruar nga nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiç, “me grupimin në Parlamentin Europian që i shtyn të gjitha rezolutat kundër Serbisë”.

“Rezolutat kundër Serbisë po shtohen sepse Aleksander Vuçiqc dhe shumica e Serbisë janë për faktin se ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Krahinës sonë Autonome të Kosovës dhe Metohisë, se nuk jemi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se ne mbetemi i vetmi vend në kontinentin evropian që ende nuk e ka bërë këtë. Se Srebrenica nuk është gjenocid dhe se Serbia dëshiron të jetë ushtarakisht neutrale dhe se nuk duhet të jetë pjesë e aleancës së NATO-s” – potencoi kryeministrja serbe.

TRENDING

Exit mobile version